Connect with Us

Pse epidemia e koronavirusit shpërtheu pikërisht në Kinë?

Blog

Pse epidemia e koronavirusit shpërtheu pikërisht në Kinë?

Publikuar

-

Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”

* Sëmundja e re e koronavirusit ka tani një emër: COVID-19. Por kjo gjë zgjati pak. Gjenoma e virusit u sekuencua brenda 2 javësh nga shfaqja e tij. Por për shumë javë të tjera, ne nuk e dinim se si ta quanim virusin apo sëmundjen që shkakton ai. Për një fare kohe sëmundja u quajt “Pneumonia e Vuhanit”, sipas qytetit në Kinën Qendrore ku u zbuluan rastet e para.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë, dekurajon emërtimin e sëmundjeve sipas vendeve apo popujve ku ato vërehen për herë të parë, për të shmangur ndikimet negative në stigmatizimin e disa komuniteteve. Nga ana tjetër epidemitë, kanë përmasat e tyre sociale ose politike.

Sa i përket epidemisë aktuale, dy faktorë kulturorë ndihmojnë në shpjegimin e mënyrës sesi ndodhja natyrale e një virusi të vetëm që infekton një gjitar, mund të përshkallëzohet në një krizë shëndetësore botërore. Dhe të dy këta faktorë janë tipikë kinezë. E para është historia e gjatë e Kinës me ndëshkimin e lajmësit.

Tetë mjekë u arrestuan nga policia në Vuhan në fillim të janarit, me akuzën e përhapjes së thashethemeve, pasi ata paralajmëruan në mediat sociale mbi rreziqet e një shpërthimi të mundshëm viral. Njëri prej tyre vdiq kohët e fundit, pasi u infektua me COVID-19.

Edhe epidemia e SARS – e shkaktuar nga një koronavirus tjetër – që shpërtheu në jug të Kinës në fund të vitit 2002, u fsheh nga autoritetet lokale për më shumë se një muaj. Dhe mjeku që dha alarmin, u burgos për 45 ditë. Në vitin 2008, shpërtheu skandali i qumështit të helmuar të foshnjëve.

Gjashtë foshnje vdiqën, gati 54 mijë u shtruan në spital. Katër vjet më vonë, informatori që bësohet se përhapi i parë lajmin mbi virusin, u godit me thikë për vdekje në rrethana misterioze. Këto janë shembuj të kohëve të fundit, por kjo s’do të thotë se ato duhet të varen vetëm nga Partia Komuniste Kineze.

Praktika e ndëshkimit të cilitdo që kumton të vërteta të pakëndshme, ka qenë në fuqi të paktën nga koha e Konfucit në shekullin VI Para Krishtit. Në shekullin e tretë, filozofi Li Kang thoshte “Pema që rritet më lart sesa pjesa tjetër e pyllit, do të korritet nga zogjtë”.

Sunduesit e Kinës kërkojnë herë pas here mendime të ndershme nga nënshtetasit e tyre, por vetëm një lloj të caktuar dhe zakonisht për një kohë të kufizuar. Me fushatën e tij të “100 luleve”, Mao Ce Duni bëri thirrje në fundin e vitit 1956 dhe fillimin e vitit 1957, që faktet dhe mendimet kritike të përhapeshin lirshëm.

Disa muaj më vonë, nisi Lëvizja Anti-Djathtiste, gjatë së cilës qindra mijëra njerëz të arsimuar që kishin folur hapur u futën në burg, u internuan ose iu nënshtruan keqtrajtimeve për vite me radhë, teksa karriera dhe familjet e tyre u shkatërruan.

Njerëzit që thonë të vërtetën, kanë qenë një praktikë standarde e elitës sunduese kineze për më shumë se 2 mijë vjet, dhe ai është një mjet për të imponuar stabilitet. Por nuk është një shpikje e Kinës moderne nën regjimin komunist. Dhe sot përndjekja e lajmësit, ka ndihmuar në përhapjen e madhe të COVID-19, që ka infektuar deri tani rreth 75.000 njerëz.

LEXO EDHE:  Rikthehet Titanic, madje do të përplaset dhe me një ajsberg

Një faktor i dytë kulturor, që qëndron pas epidemisë së koronavirusit janë besimet tradicionale kineze mbi fuqinë e ushqimeve të caktuara, dhe që kanë inkurajuar disa zakone të rrezikshme. Sidomos dominon aspekti i kulturës kineze të të ngrënit, i njohur si “jinbu”, që do të thotë të mbushësh boshllëkun.

Kjo teori thotë se është më mirë që një sëmundje ta kurosh me ushqim, sesa me ilaçe. Sipas saj, sëmundjet shfaqen kur trupi është i varfëruar nga gjaku dhe energjia. Bimët dhe kafshët e egra, mendohet se sjellin një rimbushje më të mirë të boshllëkut, sidomos kur hahen të freskëta, ose të papërpunuara.

Dimri thuhet se është sezoni kur trupit i duhen më shumë ushqime “jinbu”. Kjo mund të shpjegojë edhe faktin pse SARS-i dhe epidemia aktuale, shpërtheu gjatë kësaj stine. Besimtarët e “jinbu”, duket se janë dakord me këtë koncept:”Pjesët e kafshëve që konsumohen, forcojnë pjesë të ngjashme në trupin e njeriut”.

Unë kam parë konsumin në masë të gjarpërinjve apo të peniseve të demave dhe kuajve, që ofrohen në mënynë e shumë qyteteve në jug të Kinës. Lakuriqët, të cilët mendohet se janë burimi origjinal i koronavirusit aktual dhe i virusit SARS, thuhet se forcojnë shikimin e njeriut.

Ndërkohë mishi i gjarprit, thuhet se kuron pagjumësinë. Njerëzit e pasur konsumojnë shpesh mish qeni, dhe mundësisht i një qeni që është vrarë pak minuta më parë, pasi në atë gjendje bart më shumë energji. Kjo është një nga arsyet pse kafshë të tilla shiten kryesisht të gjalla, çka favorizon përhapjen e viruseve.

Besimet mbi përfitimet shëndetësore të disa ushqimeve të kafshëve të egra, diskutohen rregullisht në gazeta dhe në faqet e shumta në internet, por mësohen edhe në shkollat ​​mjekësore të Kinës. Në fakt, këto praktika nuk janë të përhapura në të gjithë Kinën.

Dhe nuk janë vetëm kineze: Shumë popuj në shumë vende të tjera, konsumojnë ushqime ekzotike. Por ajo që bie në sy në Kinë, është se besimet në lidhje me fuqitë speciale të disa ushqimeve, po pranohen tashmë dhe nga ata që i konsumojnë. Ato janë të ngulitura tanimë fort në vetëdijen kolektive kineze./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ç’duhet bërë për të ndalur largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor?

Publikuar

-

Nga

Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”

* Që shumë vende evropianë në zhvillim, po përballen me dukurinë e “largimit të trurit”, ky nuk është një sekret. Lëvizja e punëtorëve të aftë nga njëri vend në tjetrin, ka vendosur prej kohësh nën presion vendet e tyre të origjinës, pasi këta njerëz të kualifikuar dhe zakonisht në moshë të re, largohen për të pasur një mundësi më të mirë diku tjetër.

Ndërsa kjo është një ndihmë për vendet e zhvilluara evropiane si Gjermania dhe Austria, shumë vende evropiane në zhvillim, po ndjejnë pasojat negative nga mungesa e një fuqie punëtore të kualifikuar. Vendet e origjinës së njerëzve që zgjedhin të migrojnë, kanë mbetur pa një kthim të investimeve të tyre në arsim, kapital njerëzor dhe zhvillim ekonomik.

Një grafik i publikuar së fundmi nga revista “The Economist”, ka bërë bujë në mediat e Ballkanit Perëndimor. Ai tregon se pikërisht në vendet e këtij rajoni është vërejtur më shumë “rrjedhje e trurit”. Në indeksin e quajtur më mirë si aftësia për të mbajtur talentet, matet në një shkallë nga një deri në shtatë:njëshi përfaqëson vendet më pak të afta për të mbajtur njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar, dhe shtata është rezultati më i mirë i mundshëm.

Rezultatet për vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të frikshme. Bosnja e gjen veten e treta në renditjen globale, me një vlerë indeksi prej 1.76. Vetëm Haiti dhe Venezuela, kanë të dhënat më të ulëta. Kroacia dhe Rumania renditen në vendin e katërt, ndërsa Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia renditen ndër 10 vendet më të dobëta në këtë aspekt.

Le ta vendosim në perspektivë këtë indeks abstract. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rreth 228 mijë njerëz janë larguar në vitin 2018 vetëm nga Ballkani Perëndimor. Rreth 51 mijë i përkasin Serbisë. Për më tepër, sipas një vlerësimi të raportuar në të përditshmen serbe “Danas” shtatorin e vitit të kaluar, ikja e trurit po i kushton vendit përafërsisht 1.2 miliardë euro në vit.

Por për qeveritë, shqetësuese nuk janë vetëm kostot financiare. Cilësia e shërbimeve jetike si kujdesi shëndetësor mund të bjerë ndjeshëm, kur mjekët dhe infermierët e kualifikuar largohen jashtë vendit në kërkim të page më të mirë.

Vlerësimet në mediat serbe, flasin për largimin drejt Perëndimit të 800 mjekëve çdo vit. Me kaq shumë para, dhe me një krizë demografike serioze, nuk është çudi pse vendet evropiane në zhvillim, po përpiqen prej disa kohësh ta luftojnë këtë tendencë.

Në Poloni, një vendim i miratuar nga qeveria vitin e kaluar, i përjashton të rinjtë nën 26-vjeç që marrin më pak se 85.528 zloti në vit (rreth 20.000 euro) nga tatimi mbi të ardhurat. Rumania, që ka të njëjtin problem me largimin e mjekëve dhe infermierëve si Serbia, ka rritur pagat e mjekëve nga 1.000 në 2.700 euro.

LEXO EDHE:  A ka “vdekur” NATO?

LEXO EDHE:  Plani i paqes së Trumpit për Lindjen e Afërt/ Shansi i shekullit?

Masa të ngjashme, janë sugjeruar ose janë në proces miratimi në të gjithë rajonin. Ndërsa ato janë të fokusuara në bindjen e njerëzve që të mos ikin jashtë vendit, të tjerët besojnë se ekziston një qasje e ndryshme. Njëri prej tyre është Ivan Bërkljaç nga organizata “Tacka Povratka” (Pika e Kthimit) në Serbi.

Ajo synon të lehtësojë pasojat e largimit të trurit, përmes konceptit të “emigrimit rrethor”. Kur të rifillojë plotësisht funksionimin në fund të 3-mujorit të parë të këtij viti, ajo do të shndërrohet në një qendër shpërndarëse dhe e mesazheve midis diasporës serbe dhe aktorëve të ndryshëm vendorë.

Organizata do të ofrojë informacione për të gjithë emigrantët e diasporës, që janë të interesuar të rikthehen në vend, investojnë, studiojnë apo të dalin në pension në Serbi. Projekti do të shërbejë si një rrjet horizontal midis diasporës që ndodhet në pjesë të ndryshme të botës dhe vendit të tyre, duke lejuar shkëmbimin e informacionit dhe ideve.

“Organizata jonë gëzon mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria, pasi ne shërbejmë si një pikë kontakti midis asaj që dëshiron diaspora, dhe ajo që mund të bëjë qeveria është shumë e rëndësishme”- thotë Bërkljaç. “Siç e shohim, rikthimi nuk është domosdoshmërisht një zhvendosje fizike në Serbi, por gjithashtu një investim tek njerëzit tanë, dhe tek idetë, koha energjitë dhe paratë për organizatat joqeveritare.

Unë nuk jam domosdoshmërisht një ithtar i idesë, se njerëzit duhet të qëndrojnë me zor këtu. Unë mendoj se njerëzit që dëshirojnë, duhet të qëndrojnë. Por mendoj edhe që njerëzit duhet të largohen dhe duhet të kthehen, pasi ky është thelbi i migrimit rrethor.

Thënë thjesht, ne jetojmë në një botë të ndërlidhur, e cila është ndërthurur në mënyrë globale. Ndaj është e pamundur të presim që të izolojmë shoqërinë tonë. Është e dëshirueshme që njerëzit të largohen, por edhe të rikthehen”-përfundon ai./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

Publikuar

-

Nga

Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-të i Berlinales së sivjetshme. Kosova përfaqësohet me “Ekzil” i Visar Morinës.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë. Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.

Fillim i trishtuar

Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është “për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.”

Një minutë heshtje për viktimat në Hanau

Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë  botërore.

Priten yje 

Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver

LEXO EDHE:  Intervista/ Mikail Gorbaçov: Pse ishte e pashmangshme shembja e sistemit komunist

LEXO EDHE:  Pse jemi më të lumtur në moshë të thyer?

Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t’i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.

                                     Visar Morina

Zgjim Terziqi në Berlinale Talents 

Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, „2000-një odise paslufte“, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.

Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  së Kosovës me titullin „Kosova – Bukuria e Virgjër“ që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska ​në fytyrë?

Publikuar

-

Nga

Nga Christos Lynteris “The New York Times”

* Epidemia e fundit e koronavirusit, i ka nxitur njerëzit të përdorin si kurrë më pare maskat e fytyrës. “Bota po përballet me një kaos në tregun e pajisjeve mbrojtëse personale”- paralajmëroi së fundmi Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Kërkesa për to është deri në 100 herë më e lartë se normalja, dhe çmimet janë deri në 20 herë më të larta”- theksoi ai. Dhe kjo ndodh ndonëse maskat e fytyrës, nuk janë një profilaktik i testuar kundër infeksionit nga koronavirusi i ri (larja e duarve është më e rëndësishme, thonë shumica e ekspertëve).

E megjithatë, ne s’duhet ta shikojmë këtë prirje si një shenjë të panikut irracional nga epidemia. Vendoseni pak mbajtjen e maskave në kontekstin historik dhe kulturor, dhe do të shihni që për shembull në Kinë, maska shërben shumë më tepër sesa thjesht si një mjet për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Maska është ndërkohë një shenjë e modernitetit mjekësor, si dhe një sinjal i sigurisë së ndërsjellë, që e lejon një shoqëri të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë një epidemie. Maska anti-epidemike, u shpik pikërisht në Kinë më shumë se një shekull më parë, gjatë përpjekjes së parë të shtetit kinez për të frenuar një epidemi me mjete biomjekësore.

Kur Murtaja pneumonike, goditi krahinat verilindore të Perandorisë Kineze (një rajon i njohur asokohe si Mançuria) në vjeshtën e vitit 1910, autoritetet kineze hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre i vjetër ndaj mjekësisë perëndimore: Ata emëruan Vu Lien, një mjek i ri i shkolluar në Kembrixh nga Malaja Britanike, për të mbikëqyrur përpjekjet e frenimit të epidemisë.

Sapo mbërriti në terren, Vu tha se sëmundja nuk po përhapej nga minjtë, siç ishte supozuar, por përmes ajrit. Edhe pse u quajt një herezi, ajo deklaratë rezultoi të ishte e saktë. Vu e vërtetoi hipotezën e tij, duke përshtatur maskat ekzistuese të kirurgëve në pajisjet mbrojtëse që do të përdoreshin nga mjekët, infermierët dhe stafi sanitar kinez.

Ai urdhëroi që maskat të ishin mbaheshin edhe nga pacientët. Kolegët e tij japonezë dhe evropianë, ishin skeptikë deri në vdekjen e një mjeku të shquar francez, që nuk mbante maskë edhe kur kuronte pacientë. Nga ai moment maskat prej garze, nisën të përdoren gjerësisht.

Murtaja, që shkaktonte pneumoni, i vriste të gjithë të infektuarit, ndonjëherë brenda 24 orëve nga fillimi i simptomave. Kur u zhduk në prillin e vitit 1911, kishin vdekur rreth 60.000 njerëz.

Por maskat e Vu, mendohej se kishin parandaluar një katastrofë edhe më të madhe. Maska nuk ishte thjesht një mjet i efektshëm parandalimi: ajo ishte ndërkohë një mjet i shkëlqyeshëm i PR për të promovuar pozicionin e Kinës si një komb modern, shkencor. Dhe Vu e dinte këtë.

LEXO EDHE:  Shënohen mbi 1500 viktima/ Koronavirusi kthehet në sfidë për mjekët

LEXO EDHE:  Intervista/ Mikail Gorbaçov: Pse ishte e pashmangshme shembja e sistemit komunist

Ai u sigurua që veprimet e tij kundër murtajës, të fotografoheshin me përpikmëri, duke e shndërruan maskën e tij në një emblemë të fashme të Kinës. Fotot shkaktuan një sensacion ndërkombëtar: Midis janarit dhe marsit 1911, gazetat në të gjithë botën shfaqën shumë imazhe të maskës së Vu, që ishte pak a shumë si versioni që njohim sot.

Kur Gripi Spanjoll preku miliona njerëz në vitin 1918, maskat e fytyrës u miratuan me shumë lehtësi. Në Perëndim, përdorimi i maskave nuk zgjati shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në Kinë, maskat mbetën shenja të modernitetit mjekësor, dhe vazhduan të përdoren gjatë krizave të shëndetit publik.

Ata u përdorën gjatë Luftës Koreane, kur Mao Ce Duni pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kishin bombarduar me armë biologjike vendin e ri komunist. Ndërkohë, ishte epidemia e Sarsit e viteve 2002-2003, ajos që çoi në përdorimin masiv të maskave të fytyrës si një mbrojtje personale anti-virale në Kinë dhe gjetkë në Azinë Lindore.

Më shumë se 90 për qind e banorëve të Hong Kongut, raportuan se i përdorën ato gjatë epidemisë së Sarsit. Në Perëndim, imazhi i aziatikëve me maska, përdoret ​​nganjëherë, qëllimisht ose jo, si një shenjë diskriminuese. Por në Azinë Lindore, akti i të vënies së maskës në fytyrë, është një gjest që tregon solidaritet gjatë një epidemie midis të shëndetshmit dhe të sëmurit.

Studime të ndryshme mbi epideminë e Sarsit, treguan se përdorimi i maskës krijonte intimitet dhe besim përballë rrezikut. Ajo që vë në dukje sociologu Peter Baehr për Sars, vlen edhe sot: “Kultura e maskës”, nxit ndjenjën e një fati të përbashkët, të një detyrimi të ndërsjellë dhe të një misioni qytetar.

Ajo bën bashkë njerëzit që përballen me një kërcënim të përbashkët, dhe ndihmon në zbutjen e njërit prej rreziqeve dytësore që vijnë nga një epidemi:anomia, ose prishja e normave shoqërore.

Të kuptuarit e epidemive jo thjesht si ngjarje biologjike, por edhe si procese sociale, është thelbësore për kontrollin e suksesshëm të tyre. Anëtarët e një komuniteti veshin maska, ​​jo vetëm për të shmangur sëmundjen, por edhe ​​për të treguar se duan të rrinë aty, dhe ta përballojnë bashkë sëmundjen, edhe nën rrezikun e infektimit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE