Connect with Us

Njohja e së shkuarës, vaksinë kundër totalitarizmit

Lajme

Njohja e së shkuarës, vaksinë kundër totalitarizmit

Publikuar

-

Në Shqipëri u organizuan Ditët e Kujtesës 2020 në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Kulturë dhe Media, (IDCM) e me mbështetjen e Fondacionit Gjerman në Tiranë, “Konrad Adenauer”, (KAS).

Shqipëria ende në përpjekje për të krijuar kulturën e kujtesës -persona të persekutuar e vrarë gjatë regjimit komunist

Për Łukasz Kamińskin, historianin e njohur polak, Presidentin e Platformës së BE për Kujtesën Europiane të Ndërgjegjes, të ftuar në Shqipëri për edicionin e pestë , “Ditët e Kujtesës 2020”,  që sapo përfunduan, qëndrueshmëria e demokracive, në vendet që dolën nga regjimi komunist, mes tyre Shqipëria, kalon nga njohja e të shkuarë dhe kujtesa për sa ndodhi në atë regjim. “Kujtesa shërben si një “vaksinë” kundër totalitarizmit – njohja e së shkuarës, e mekanizmave që çuan në shfaqjen e atyre regjimeve mund të na ndihmojnë të njohim simptomat e tyre të hershme. Kujtimi i viktimave mbron nga besimi në zgjidhje “perfekte” dhe “të lehta” për problemet e ndërlikuara të sotme, sociale dhe politike. Ashtu si me një sëmundje, ata që përjetuan dhe mbijetuan nën sundimin totalitar, janë imunë me njohuritë e tyre edhe brezat e rinj, të lindur në demokraci, duhet të “vaksinohen” duke mësuar të vërtetën për të kaluarën” thotë ai për DW, në një bisedë ekskluzive.

Albanien Cooperation Agreement between Albania and the Platform of European Memory and Conscience (DW/Ani Ruci)
Łukasz Kamiński, President i Platformës së BE për Kujtesën Europiane të Ndërgjegjes

Pa njohur të shkuarën, nuk mund të ketë rë ardhme

E vërteta mbi të kaluarën e regjimit komunist, krimeve të tij po del në dritë edhe në Shqipëri. Gjithmonë e më shumë ajo vlerësohet si një proces që lidhet me të tashmen dhe të ardhmen e demokracisë . “Ditët e Kujtesës”, të inicuara pesë vjet më parë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman në Tiranë, “Konrad Adenauer”, (KAS) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Kulturë dhe Media, (IDCM) , një organizatë e shoqërisë civile me rol të spikatur në kultivimin e kulturës së kujtesës po rrit me progresion gjeometrik interesin e rinisë për të kaluarën që ajo nuk e ka jetuar,. Edicioni i sivjetëm, që përfundoi këtë javë, (20.02.2020) përfshiu një larmi aktivitesh ndërkombëtare që hodhën dritë mbi dhunën dhe represionin në regjimin stalinist në Shqipëri dhe në ish-vendet komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore.

Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDCM thotë për DW, se interes të jashtëzakonshmë ngjallën Ekspozita ndërkombëtare (open-air)  mbi “Totalitarizmin në Europë” dhe ekspozita në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër , “Dritë përtej Errësirës” me dëshmi nga krimet e regjimit komunist ndaj klerikëve. “Ekspozitat prezantuan para publikut shqiptar përgjegjësit kryesorë të krimeve si gjatë Luftës së II-të  Botërore edhe gjatë regjimit komunist në 14 shtete, mes tyre për herë të parë edhe në Shqipëri. Ekspozita për persekutimin e klerit ishte vetëm për Shqipërinë. Patëm mijëra vizitorë. Ka ende “uri” të madhe tek brezi i ri për informacione lidhur me diktaturën komuniste dhe vendosjen e saj në kontekstin e historisë europiane” thotë Jonila Godole për DW.

Drejtori i KAS, Tobias Ruettershoff konfirmon mbështetjen e Fondacionit për edicionet në vijim të ” Ditët e Kujtesës”, pasi ” pa njohur të shkuarën nuk mund të ketë të ardhme” mendon ai.

Rreziku që vjen sot nga grupet populiste dhe elitat politike

Si e rrezikon aktualisht e shkuara të ardhmen? Qartë këtë e thotë për DW, Łukasz Kamiński.”Kriza aktuale në shumë fusha mund të prodhojë  dhe madje po prodhon grupe të shumëfishta populiste. Disa prej tyre ka të ngjarë të evoluojnë në lëvizje autoritare apo edhe neo-totalitare. Po  vërejmë përpjekje të rrezikshme për të rehabilituar dhe pastruar idealet joshëse të komunizmit, një prej sistemeve të kaluara totalitare” thotë për DW Łukasz Kamiński. Nëse këto kushte a ështe e mjaftueshme vetëm kujtesa për të na mbrojtur?

” Jo, Kujtesa është e pamjaftueshme.  Elitat politike duhet të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe të përqëndrohen më shumë në zgjidhjen e problemeve reale, në vend që të udhëheqin me “politika twitter” dhe t’i lëvizin ato në ꞔdo furi zemërimi të opinionit publik. Ky është gjithashtu një mësim nga historia – si komunizmi ashtu edhe nazizmi mbizotëruan, kur elitat e vjetra nuk arritën të zgjidhnin problemet e popullatës.” thekson ai për DW.

Demokracia kërkon njerëz të angazhuar

Që brezat e rinj të njohin të shkuarën dhe të ushtrojnë presion mbi elitën politike që të zgjidhë problemet reale që ka sot Shqipëria atyre u duhet dija në sistemin arsimor, si rruga  më efikaase për t’u bërë qytetarë të angazhuar, aktivë. Ulrich Bongertmannkryetar i shoqatës gjermane të mësuesve të historisë, i ftuar në “Ditët e Kujtesës  2020”,  solli përvojën gjermane të përfshirjes në curriculat mësimore,  në tekstet e histories, njohurirë  për dy regjimet totalitare në Gjermani: atë nazist dhe komunist.

Albanien Gedenktag l DW Interview mit Ulrich Bongertman (DW/A. Ruci)
Ulrich Bongertmann, kryetar i shoqatës gjermane të mësuesve të historisë

“Demokracia rrezikohet gjithmonë nëse lihet pas dore, nëse harrohet që që ajo duhet të shpëtohet dhe mbrohet nga njerëz të angazhuar. Rreziku konsiston tek besimi në zgjidhje të thjeshta nga burra të fortë që janë në krye. Në shkolla vështirësitë e një qeverie demokratike duhe të shpjegohen dhe rreziqet e humbjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga mënyra autokratike të drejtuari” thotë Ulrich Bongertmann , ekskluzivisht për  DW.

Por sipas një studimi të fundit të IDCM, mbi tre të katërtat e mësuesve të historisë në Shqipëri mendojnë që  “aspekte të rëndësishme të diktaturës komuniste si krimet, mënyrat e ndëshkimit, torturat ose numrin e viktimave që shkaktoi regjimi nuk adresohen në librat e historisë”. Ajo që lypset duket se është një vullnet më i madh politik për të zbardhur gjithë të vërtetën e së shkuarës totalitare dhe shërbyer kështu të ardhmes, demokracisë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gratë shqiptare më “të paditura” në krahasim me ato të rajonit

Publikuar

-

Nga

Krahasuar me gratë në vendet e rajonit, gratë shqiptare kanë shënuar indeks më të ulët të dijeve. Sipas publikimit të indeksit të barazisë gjinore të INSTAT, në fushën e dijeve, Shqipëria shënon një indeks prej 55,6. Krahasuar me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me vende kandidate, si Serbia dhe Maqedonia, Shqipëria renditet e 24-a nga 31 vende që janë marrë në studim.

Sipas raportit të INSTAT mbi indeksin e barazisë gjinore, rezultati i indeksit në fushën e dijeve është 7.9 pikë më i ulët në Shqipëri se sa mesatarja e 28 vendeve anëtare të BE-së. Diferenca në nënfushën e arritjeve dhe pjesëmarrjes në arsim është 17.5 pikë, kurse në nënfushën e ndarjes gjinore në arsim, Shqipëria shënon një tregues më të lartë prej 0.6 pikësh, thuhet në raport.

Në 28 vendet e BE-së, janë 25.6 për qind e personave me arsim të lartë mes grave dhe 24.7 për qind mes burrave.

Përqindja e grave dhe burrave që marrin pjesë në të mësuarin afatgjatë është më e lartë (17.2 për qind për gratë dhe 16.3 për qind për burrat).

Ndarja gjinore përbën ende një problem madhor në BE-28, ku 43.1 për qind e studenteve femra përqendrohen në fushat e arsimit, shëndetit dhe mirëqenies, shkencave humane dhe arteve, ndërkohë që janë vetëm 21.4 për qind e studentëve meshkuj që studiojnë në të njëjtat fusha.

Fusha e dijeve mat pabarazitë gjinore në arritjet dhe pjesëmarrjen në arsim, si dhe në ndarjen mes dy gjinive. Nënfusha e arritjeve dhe pjesëmarrjeve në arsim tregon statusin e suksesit të grave dhe burrave në arritjen e arsimit të lartë dhe angazhimin e tyre në format formale dhe joformale të arsimit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Manjani thirrje opozitës

LEXO EDHE:  Cila do jetë gjendja e demokracisë në vitin 2020/ Krizë apo ripërtëritje?

Situata matet përmes dy treguesve: përqindjes së grave dhe burrave që kanë marrë një diplomë të shkollës së lartë dhe pjesëmarrjes së grave dhe burrave në arsimin dhe formimin formal dhe joformal gjatë gjithë jetës. Nënfusha e dytë synon ndarjen gjinore në arsimin e lartë, e cila matet me përqindjen e grave dhe burrave mes atyre që studiojnë në fushat e arsimit, shëndetit dhe mirëqenies, shkencave humane dhe arteve.

Përqindja e personave me arsim të lartë është më e lartë mes grave se sa burrave (18.2 përqind përkundrejt 14.5 për qind). Pjesëmarrja në arsimin formal ose joformal, që tregon të mësuarin gjatë gjithë jetës është pothuajse e njëjtë mes grave dhe burrave (përkatësisht 10.8 dhe 10.2 për qind). Megjithatë, ndarja sipas fushave të arsimit është ende e dukshme. Mes grave që janë studente të arsimit të lartë, 44.3 për qind studiojnë në fushat e arsimit, shëndetit dhe mirëqenies, shkencave humane dhe arteve, ndërsa në të njëjtën kohë, janë 21.4 për qind e burrave që studiojnë në arsimin e lartë në të njëjtat fusha./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rrëzohet tentativa e Vjollcës dhe Blushit për grabitjen e aksioneve në Digitalb

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë tentativen për grabitje të aksioneres së Digitalb, Vjollca Hoxha e cila së fundi është bërë edhe bashkëaksionere me kompaninë e pronarëve të inceneratorëve.

Vjollca Hoxha nëpërmjet formave nga më të ndryshme tentoi që të shantazhonte edhe gjyqtarët, si në rastin e djeshëm, me gjyqtarin Flamur Kapllani.( Lexo këtu)

Ky është i njëjti gjyqtar që në një çështje tjetër ka dhënë vendim pro saj, por u sulmua barbarisht për të trembur trupën gjykuese, por Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi janë ndalur në tentativën e tyre për të grabitur aksionet në Digitalb.

Pasi refuzoi të respektojë kontratën e nenshkruar 10 vjet me parë për shkëmbimin e 50 % të aksioneve të supersport me 16 % të aksioneve të Digitalb, edhe pse e firmosur nga Vjollca Hoxha me dorën e saj para noterit publik, edhe pse u kishte paguar qera për 10 vjet me radhë, diten kur duhet të bënte trasferimin e aksioneve të saj, u tha aksionerëve të rinj që nuk ua jap, edhe pse aksionet e Supersport ua ka marrë dhe i gëzon prej 10 vjetësh.

Pasi dështoi t’i bllokonte në QKP, iu drejtua gjykatës për tua bllokuar këto aksione aksionerëve të rinj, por dhe gjykata sot ia ka rrëzuar kerkesen si të pa bazuar në fakte, prova e ligj.

LEXO EDHE:  Paradoksi i terrorizmit/ Bie numri i sulmeve, shtohen masat e sigurisë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Manjani thirrje opozitës

CNA.al prej ditësh ka publikuar të vërteta të dhimbshme për Vjollca Hoxhën, e cila është një personazh publik e përfshirë në qindra gjyqe dhe përplasje për shkak se me kontrollin e Top Channel dhe disa mediave online kërkojnë të ushtrojnë presion të jashtëligjshëm, ashtu siç bëri me disa gjyqtarë.

Por mesa duket intrigat e Blushit, pazaret me kompaninë e inceneratorëve dhe pallavrat që shkruajnë online mediat e kontrolluara prej saj nuk tremben askënd dhe tregojnë se beteja për të vërtetën do të ndalë çdo pasion të saj dhe Ben Blushit për të grabnitur çfarë të mundin dhe sit ë mundin në ortakëri dhe biznese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Në një nga flet-rrufetë e tyre on-line aksionerja e Top Channel dhe ortakja në biznesin e kafesë me pronarët e inceneratorëve, ka reaguar duke pretenduar se ka zbuluar të vërtetën e sulmeve që behen ndaj televizionit Top Channel.

E gjitha duket një sajesë e sforcuar dhe lajthitje në objekt, nga Ben Blushi që po kërkon me çdo kusht të fshehë skandalin e pasurisë së tij prej oligarku dhe skandalet që e përfshijnë atë dhe familjen e tij në lidhje me prona, biznese, por dhe deri tek gjobat ndaj bizneseve apo shantazhin ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë për interesa tërësisht klienteliste.

CNA.al ka publikuar ditët e shkuara disa materiale investigative në lidhje me aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe përfshirjen e saj në një skemë me shitje aksionesh në një kompani private. Skema është e qartë pronarët e konçesionit 300 milionë euro të inceneratorëve kanë ndërtuar një kompnani në Bullgari, ku aksionere me 33% është futur edhe Eva Blushi, gruaja e Ben Blushit, kjo kompani, themeluar në tetor 2019 vjen në Tiranë dhe ble 51% të Valtelina shpk, mbajtëses të emrit tregëtar Lori Kafe, e cila ka aksionerë të njëjtët persona.

Kjo e vërtetë e cila minimalisht tregoi se Top Channel ishe përdorur për interesa të biznesit të inceneratorëve dhe jo në shërbim të publikut në dhjetra raste, kur ky i fundit kishte gënjyer me propagandë e shfaqje të shëmtuara.

Top Channel përtej këtyre shfaqjeve mizerabël shpesh ishte përdorur edhe për sulm ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Të gjitha sulmet ndaj individëve të caktuar që “çuditërisht” kishin pasur çështjet e Vjollca Hoxhës dhe nuk ishte dhënë vendimi që asaj i pëlqente, se ata që e shpallnin fitues mund të qëndronin edhe në krye të KED, si rasti i Ardian Dvoranit.

Këto dy të vërteta, pra biznesi me kompaninë e inceneratorëve dhe sulmet e shantazhet ndaj gjyqtarëve i kanë “përveluar” Vjollca Hoxhes dhe Ben Blushit, i cili tashmë është ortak në biznese me pronaren e Top Channel.

Të tërrbuar, kanë shpikur edhe autorët e asaj që ata e quajnë sulm ndaj Top Channel. Së pari s’ka asnjë sulm ndaj Top Channel, por është thënë e vërteta që i intereson publikut, sepse jemi përpara rastit kur një television kombëtar po përdoret për qëllime totalisht imorale, dhe liçensën se ka marrë për shërbime të tilla.

Pse këto shkrim? Pse tani?

Në faqen tonë do të gjeni me dhjetra materiale të publikuara edhe muaj e vite më parë për Vjollca Hoxhën dhe bëmat e saj. Pra çdo teori se këto shkrime vijnë tani për skenarët e menduar nga Vjollca e Blushi bien lehtësisht. Shkrimi për blerjen e Lori Kafe, erdhi tani pasi u krye një investigim gati një mujor. Blerja është regjistruar në QKB në 31 dhjetor 2019, kontrata është aty publike, kohë mori konfirmimi në Bullgari i kompanisë EM  Capital Group AD, e cila është në pronësi të Klodian Mertirit, Klodian Zotos dhe Eva Blushit, por në institucionet tona nuk figuronin me emra.

LEXO EDHE:  Politika parashikuese/ Kur algoritmet do të udhëheqin demokracitë tona

LEXO EDHE:  Politika parashikuese/ Kur algoritmet do të udhëheqin demokracitë tona

Ne e dimë që Vjollca dhe Blushi ndihen keq dhe nuk donin që kjo e vërtetë dhe ortakëri të dilte ne publik, por nuk i ndihmojmë dot, ndryshe nga ata qëllimi ynë është informimi i publikut dhe jo lëmshosja me kompani plehrash e inceneratorësh.

Pasuria e Ben Blushit u publikua sepse bashkëshorjtja e tij në shkelje të ligjit është aksionere dhe ka ushtruar aktivitet privat kur nuk i lejohet. Dhe për më tëpër ajo është pjesë e një transaksioni 1,5 miliardë lekë dhe një kontrate shitje 2.2 milionë dollarë. Por kur lexuam dokumentet dolën edhe bëma të tjera si pasuri me vlera 500 milionëshe të blera për 30 mijë euro, që e shlyenin veten për 18 muaj.

Publikimi erdhi pikërisht kur ne verifikuam kontratën e parë dhe rrugës kanë dalë me dhjetra skandale, por edhe material që duket se SPAK do ketë një dosje të plotë për herë të parë për një gazetar që u bë politikan dhe tani shërben si “kamikaze” i Vjollca Hoxhës.

Materialet janë publikuar për t’ju treguar shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, për t’ju treguar sesi përdoret një Televizion Kombëtar dhe kush janë personat që i kryejnë ato veprime. Asgjë më shumë se kaq, shkeljet e ligjit dhe korrupsionin e hetojnë organet kompetente, e vërteta do thuhet e shkruhet në çdo çast në mos nga ne sot nga dikush tjetër nesër. Për ne ky është vetëm fillimi.

Së fundi skema e gjetur se pas të vërtetave qëndron Berisha, aksionerë të Top-it, ish-drejtues të Digitalb, e pronarë mediash, janë broçkulla që nuk i beson më askush. Sulmojnë kë munden në një portal periferik, si munden, ndërtojnë skema e skenarë.

Nuk mund tju themi gjë tjetër veçse të vazhdojnë tju bien fort, por edhe më fort, të gjithëve që i shkojnë në mendje Ben Blushit, e mos ndalen në marrinë e tyre. Kështu thjeshtë tregojnë kush janë, sa vlejnë dhe se e vërteta jonë dhe e publikut ju ka djegur deri në përvëlim.

Kur t’ju dalë inati me apo pa pirë uthull, le të kujtohen për të vërtetat që ne kemi raportuar dhe të përgjigjen përpara shqiptarëve për ortakërinë me konçesionin e inceneratorëve, shantazhin ndaj gjyqtarëve dhe pasuritë miliona dollarë nën deklarime të dyshimta./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

 

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

LEXO TE PLOTE