LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit/ Tifozët e Bylisit me banderola në “Air Albania”

22 Shkurt 2020, 16:42, Aktualitet CNA
Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit/

Në ?Air Albania? po luhet supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Shpesh herë jemi mësuar që në një përballje rivalësh, tifozët të ?ngacmohen? në distancë sa i përket banderolave që shpalosin në stadium.

Por duket se këtë hetë ata kanë bërë një gjest për tu vlerësuar. Në sektorin ku po qëndrojnë tifozët e Bylisit është hapur një banderolë ku shkruhet ?Me naftëtarët e Ballshit?.

Kujtojmë që naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë që prej datës 3 shkurt.

Ata kërkojnë të marrin pagat e prapambetura dhe për më tepër duan që t?i rritet paga.

Duke mos gjetur një zgjidhje nga kompania punonjësit janë futur dhe në grevë urie.

Kompania private i kishte ofruar punëtorëve kontratë të re në muajin mars, pa njohur pagat e prapambetura, por naftëtarët nuk kanë rënë dakort./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga