LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim për vrasje/ Publikohen fotot dhe emrat e treshes së rrezikshme

22 Shkurt 2020, 11:36, Kronika CNA
Në kërkim për vrasje/ Publikohen fotot dhe emrat e treshes

Policia e Shtetit kaa publikuar emrat dhe fotot e tre personave të radhës, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Bëhet fjalë për shtetasit, Gentian (Eugen) Sula, Besnik Lamçja dhe Kujtim Qordja.

Shtetasi Gentian (Eugen) Sula, akuzohet se në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale ?Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Shtetasi Besnik Lamçja, akuzohet se në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe ?Vjedhja me armë?.

Ndërsa, shtetasi Kujtim Qordja, akuzohet se në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur ?Ura e Babrroit?, ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Lajmet e fundit nga