Connect with Us

Ndarja e parakohshme e kryebashkiakut të Rrogozhinës/ Balla i jep lamtumirën

Politikë

Ndarja e parakohshme e kryebashkiakut të Rrogozhinës/ Balla i jep lamtumirën

Publikuar

-

taulant balla

Ditën e sotme u nda nga jeta në mënyrë të papritur, për shkak të një infarkti, kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla.

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Memollës, ndërsa e cilëson të parin e bashkisë së Rrogozhinës një përfaqësues të denjë.

“Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

LEXO EDHE:  Basha i pandehur tek Krimet e Rënda/ Zbulohet emri i gjyqtarit të çështjes

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie”, shkruan Balla në rrjetet sociale./ CNA.al

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Rrëfimi bombastik/ Aktorja pranon live para bashkëshortit aferën me këngëtarin më të ri në moshë

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur Jada Pinkett Smith ka bërë së fundi një rrëfim bombastik, në një emision televiziv.

48-vjeçarja në një emision online të të shoqit, Will Smith, ka pranuar aferën seksuale me këngëtarin 27-vjeçar, August Alsina.

Alsina deklaroi pak ditë më parë, se ai kishte pasur një lidhje me Jadan, ndërsa më parë kishte marrë edhe konsensusin e bashkëshortit të saj, aktorit të njohur Ëill Smith.

Jada pranoi pikërisht në emisionin e të shoqit, se kishte pasur një lidhje me këngëtarin 4 vjet më parë, kur ai ishte 23-vjeç.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj deputetëve të rinj/ Balla sulmon gazetarët

LEXO EDHE:  Përgjimet për dosjen "Babalja"/ PD sulmon Prokurorinë

Ata u njohën prej të birit të dy aktorëve të njohur, që ishte mik me këngëtarin Alsina.

“Ne po kalonim një kohë të vështirë bashkë, ndërsa August kishte nevojë për ndihmë”, tha Jada para të shoqit, një rrëfim bombastik ky, në një emision që ka pasur rekord shikueshmërie.

Prej vitesh ka pasur spekulime se Jada dhe Ëill kanë një martesë të “hapur” dhe mund të shkojnë me persona të tjerë.

Tashmë rrëfimi i Jadas, është një konfirmim i asaj që thuhej prej vitesh.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Garë në PD, apo Demokraci e Drurit?!

Publikuar

-

Nga

Takimet me strukturat/ Basha shpall zgjedhjet e parakohshme në tetor

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha e proklamoi lëvizjen e re për propozimin e kandidatëve për deputet nga baza si një lëvizje e fortë demokratiziuese, e cila do çlironte energji të reja në radhët e demokratëve.

Në Devoll dje u vu re se si po shpërthejnë energjitë brenda strukturave të PD.

Duket se energjia e çliruar qenka druri.

Sipas burimeve nga vendgjarja goditja është bërë për shkak të detyrës. Kryetari i PD i goditur nga përkrahesi i ish kryetarit të bashkisë nuk ka shprehur ambicie për të kandiduar dhe nuk është dorëhequr nga funksioni, por kjo nuk e ka shpëtuar atë nga sulmi. Sipas të dhënave paraprake del se qëllimi i sulmit ka qënë që të jepet mesazhi publik nga ish-Kryetari i Bashkisë se Devolli “është zënë” dhe konkurentët duhet të tremben.

Me shumë gjasa në fakt mesazhi duhet të jetë targetuar për të mbërritur tek vetë Basha, me qëllim që ai të mos lëvizë dot.

Mesazhi për Bashën është: mos e lëviz shumë bishtin se ndryshe kjo përgjigje do ta presë. Ndryshe nuk shpjegohet dot pse sulmi është zgjedhur që të bëhet në prezencë të të deleguarve të Bashës nga Tirana, Florion Mima dhe Endri Hasa. Kryetari i degës nuk shkoi dje në Devoll. Ate agresorët e kishin aty gjithë kohës. Por zgjodhën ditën e sulmit dhe preferuar që të deleguarit e Bashës të ishin prezent.

Sipas të dhënave rezulton se të deleguarit janë shtangur përpara sulmit dhe nuk kanë reaguar në asnjë lloj forme, nuk kanë marrë në mbrojtje kryetarin e tyre të partisë dhe as e kanë dënuar sulmin publikisht. Nuk dihet ende qëndrimi që do mbajë Basha me këtë rast, apo do rrijë dhe ai si dru siç ndenjen të deleguarit e tij?

LEXO EDHE:  Balliu publikon videon/ Si u zhvendos “Lana” për mikun trafikant të Taulant Ballës

LEXO EDHE:  Balla pret gjoba për çdo vend pune dhe legalizim

Gjithësesi mund të thuhet se udhëzimi i famshëm i Bashës për “demokratizimin” e partisë e solli shembullin e parë.

Dje në Devoll u inaugurua modeli i “demokracisë së drurit”.

Modeli fatkeqësisht u themelua në Devoll. Tamam aty ku askujt nuk ja priste mendja. Përfytyroni pak tani se cili do jetë implementimi i këtij modeli në gjithë Shqipërinë!

Basha nuk reagoi!

Çfarë po pret?

Që demokracia e drurit të mos përhapet edhe në degë të tjera, Basha është i detyruar të reagojë. Ndryshe proçesi rrezikon të deshtojë me turp dhe të justifikojë paralajmërimet e kritikëve, të cilet e kanë konsideruar proçedurën si proçedurë që nxit konfliktet, armiqësimin, përçan partinë dhe e dobëson atë përpara garës së madhe me kundërshtarin.

Demokracia e drurit pretendon që kandidatët të dalin nga ata që rrahin.

Përfytyroini pak tani rrahësit, duke plotësuar formularin e kandidimit që u ka miratuar Basha!/ CNA.al

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Ekskluzive/ Formularët tallje, zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve

Zbardhet udhëzimi i ri i PD për kandidatët për deputetë/ “Zhvishuni” nga detyra si kryetarë dege që të hyni në lista

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mizori e turpshme”/ Bushati: Revizionimi i historisë nuk i shërben pajtimit dhe rrugës evropiane

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, duke e cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme sipas tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave nuk i shërbejnë pajtimit dhe rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe.

Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj deputetëve të rinj/ Balla sulmon gazetarët

LEXO EDHE:  “Venecia” i dha të drejtë Metës për emërimet në Kushtetuese/ Balla: Do i japim kohë për verdiktin final

Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.”-shkruan Ditmir Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE