Connect with Us

Meta sërish thirrje për protestë/ Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

Politikë

Meta sërish thirrje për protestë/ Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta vijon t’iu bëjë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar, i cili pritet të mbahet në datën 2 mars.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson atë si një manifestim historik, për Kushtetutën, për Shqipërinë, për demokracinë.

“Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

Për Kushtetutën!

Për Shqipërinë!

Jo grushtit të shtetit!

Jo shpopullimit!

Të gjithë të barabartë para ligjit!”-shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Meta takon Kreun e Parlamentit Suedez

Më tej, kreu i shtetit bën thirrje që në manifestim të ketë vetëm flamuj kuq e zi, duke i drejtuar sipas tij gjithë botës mesazhin e Shqiponjave.

“Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

Liri demokraci!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! 🇦🇱

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”-përfundon Meta mesazhin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma në aksion/ Nuk pret Lulin fillon lëvizjen

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duket se nuk ka ndërmend të presë më kryetarin e Republikës së re, Lulzim Basha, po ka filluar aksionin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputetja Duma, drejton një mesazh mjaft të qartë, ndërsa thekson se “Ankuesit nuk jane fituesit”.

“Të nderuar miq,

Mundësia për të ndarë me ju mendimin dhe qëndrimet shpesh më ka orientuar të jem e drejtë në perfaqesim. Komunikimi ynë ka shërbyer për të reflektuar më objektivisht dhe këtë e kam përcjellë në publik duke njohur dhe përgjegjësinë e madhe që jep besimi juaj.

Sigurisht një pjesë e madhe mesazheve tuaja lidhet me problematika dhe shqetësime konkrete të cilat qëndrojnë mes nesh!

Po ashtu një pjesë e madhe juaja më drejtohen për të rikomunikuar përsëri në formatin e fjalës “Ankuesit nuk jane fituesit”.

Për shkak të një numri mjaft të madh shkruesish, të cilët më kërkojnë të realizojmë një bashkëbisedim të dytë të tillë, e shoh thuajse detyrim të shkëmbejmë së afërmi mendime e përvoja karriere në bashkëbisedimin që ka në qendër një moto:
MOS PRIT!”-shkruan Duma.

Më tej, ajo shkruan se nuk mund të presësh që dikush të të faalë suksesin, apo që ky i fundit të vijë vetë.

LEXO EDHE:  Meta pritet nga Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Martin Schulz/ Vlerësim për progres-raportin

LEXO EDHE:  Meta takon Kreun e Parlamentit Suedez

“Sot ështē evidente që vështirësia për t’ia dalë në Shqipëri është rraskapitëse. Suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përheshëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave.

Nuk ështē konstatim i thjeshtë politik që vështirësia e madhe e Shqipërisë sot shprehet edhe në vuajtjen personale të shumëkujt që është i aftë dhe sakrificat i shkojnë dëm. Shpesh përpjekjet nuk japin rezultat përkundrejt padrejtësive, e po aq shpesh indiferenca e të aftëve ndaj gendjes traumatike të shoqërisë shembet vetëm kur gjendja i prek dhe ata vetë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen.

Do të zhvilloj disa takime ndërverpruese që synojnë të jenë shtysë e vlefshme për arritjen tuaj! Do të ndajmë teknika aftësish të cilat tashmë janë çelës suksesi në perëndim, duke ndihmuar një ristart në karrierën e seicilit pjesëmarrës në sallë.” ”-shkruan ish-deputetja Grida Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Publikuar

-

Nga

Në 16 shkurt 2020, CNA.al me dokumente ekskluzive ka treguar sesi ish-politikani Ben Blushi, ka përfituar një pronë në një nga zonat më të preferuara për biznes në Korçë, për një shumë prej vetëm 30 mijë euro.

Bëhet fjalë për një pronë me sipërfaqe 140 metër katëror, vlera e së cilës shkon në rreth 500 milionë lekë, por Blushi e ka blerë për vetëm 30 mijë euro. ( Lexo këtu)

Gjithashtu ai ka përfituar edhe rreth 60 metër katëror garazhd, me një vlerë qesharake prej 5 milionë lekë të vjetra.

      Ben Blushi, Eva Blushi

Të gjitha faktet të çojnë në dyshime për fshehje pasurie, skemë e cila zbulohet nga vetë vjehrri i tij.

CNA.al ka zbuluar se në krah të të njëjtit ambient, pronar është bërë edhe vjehrri i Ben Blushit, i ndjeri Abaz Brati.

Ky i fundit ka shkëmbyer një hyrje pallati 120 metër katëror  tek Stadiumi  “Dinamo” në Tiranë, duke marrë një ambient biznesi në Korçë, me vlerë totale 250 mijë euro, i cili ka një sipërfaqe po 120 metër katëror.

Kjo njësi tregtare është në krah të “Pub Republika”, pronës së Ben Blushit në Korçë. Por, ndërkohë që Blushi pretendon se ka blerë 140 metër katëror pronë për vetëm 30 mijë euro, vjehrri i tij ka marrë një pronë më të vogël, në të njëjtën zonë dhe në një periudhë të afërt kohore, për një shumë prej 250 mijë euro. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër edhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, është aksionere në kompaninë Em Capital Group, e themeluar nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve në Bullgari.

Sikurse CNA.al e ka vërtetuar me dokumente ekskluzive zyrtare, e njëjta kompani, pra EM Capital Group, ku Eva Blushi zotëron 33% të aksioneve, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe ka të njëjtët aksionerë me Top Channel. ( Lexo këtu)

Pra, bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi, me profesion notere, njëkohësisht gëzon edhe aksione në disa kompani private.

Por, Eva Blushi ndërkohë është në kundërshtim edhe me ligjin për noterinë, i cili ia ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik. Për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.

Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

LEXO EDHE:  Thellohet ngërçi i Gjykatës Kushtetuese/ KED refuzon Metën

LEXO EDHE:  Thellohet ngërçi i Gjykatës Kushtetuese/ KED refuzon Metën

Megjithëse pretendohet se mund të mbash aksione, Eva Blushi ka qënë edhe administratore në një kompani, gjë që bën që ajo të humbë licensen e noteres. Por, nuk është ky problemi.

Problemi është sesa para ka paguar dhe ku i gjeti paratë për të blerë “Lori Kafe”-në. Kompania ku Eva Blushi është ortake, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina shpk, ku sipas kontratës së shitjes, e siguruar nga CNA.al, shuma në total është 2.2 milion dollarë, nga të cilat janë paguar 1.5 milion dollarë, ndërsa diferenca e mbetur do të paguhej në një afat kohor prej gjashtë muajsh.

Familja Blushi duket se e gjitha do të shkojë në SPAK për pasuri vlera e të cilave fshihet, për kompani, ngritja e të cilave dhe pagesat e kryera janë thuajse totalisht të pajustifikuara dhe këto bëhen në mes të Tiranës, në mes të Korçës ditën për diell.

Nga ana tjetër Blushi përdor Top Channel dhe mediat e tij për qëllime klienteliste, shantazhe ndaj gjyqtarëve, prokurorëve etj.

Në një vend ku drejtësia funksionon sot Ben Blushi nuk duhej të ishte para SPAK, por pas prangave, duke dhënë lllogari së bashku me bashkëshorten e tij edhe për shumë nga bizneset e tjera të cilat janë vënë në emër të familjarëve të tyre të afërt./ CNA.al

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj provë e dështimit të Reformës në Drejtësi/ Prokuroria, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive  

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën e  Prokurorisë së Tiranës, për të mbyllur dosjen e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se “Vendimi për të mbyllur një dosje flagrante si ajo e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha është një nga treguesit e dështimit të reformës në drejtësi.”.

Po ashtu ajo tha se vendimi për të mbyllur edhe dosjen tjetër të abuzimit me pishat në autostradë në ngarkim sërish të Erion Veliajt dhe kompanisë Fusha, është tregues se drejtësia është nën kontroll politik!

Sipas ish-deputetes, “Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumenta të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.”.

Gjithashtu ajo hodhi akuza të forta në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, për të cilën tha se është kthyer në një vegël politikë, në duart e Ramës dhe Veliajt.

“Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët.

Fatura e hotelit të paguar nga Fusha për nënkryetarin e bashkisë 908 euro nata nuk është mohuar nga Bashkia e Tiranës.

Në përpjekje për të fshehur këtë aferë të pistë, bashkia e Erion Veliajt gënjeu hapur, duke thënë se kompania kishte paguar për shpenzimet e udhëtimit, meqë ishte e përfshirë në çmimin për sheshin Skënderbej në Barcelonë! Një supermashtrim!

LEXO EDHE:  Zbardhen debatet brenda PS/ Rama: LSI mund të dalë vetëm në zgjedhje, fitojmë edhe pa Metën

LEXO EDHE:  Thellohet ngërçi i Gjykatës Kushtetuese/ KED refuzon Metën

Partia Demokratike bëri publik dokumentat që vërtetuan se Bashkia e Tiranës gënjente. Erion Veliaj bëri tender 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë me paratë e buxhetit të Bashkisë dhe jo të Fushës.

Duke i shërbyer pushtetit me shpresën se vetingu politiik do ta mbyllë njërin sy për pasuritë dhe vendimet e pajistifikuara te se kaluarës, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur edhe çështjen e pishave të skaduara 12 milionë lekë copa, që Erion Veliaj me kompaninë Fusha blenë për dekorimin e autostradës.

Këto fakte dhe dokumenta janë hedhur në kosh nga Prokuroria Politike e Tiranës, duke rritur zhgënjimin tek qytetarët nga sistemi gjoja i ri i drejtësisë.”-tha ish-deputetja Çupi.

Më tej, ajo theksoi se prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve dhe të oligarkëve të korruptuar përgjigjen e merr tek paratë që ata dajnë me pushtetin.

“Shoqëria Fusha ka marrë mbi 110 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës, 40 milionë prej të cilave nga Bashkia e Tiranës.

Paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.”-tha Çupi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE