Connect with Us

Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Sociale

Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Publikuar

-

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandaimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi I masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

LEXO EDHE:  Eni Çobani tregon si e kalon kohën në shtëpi/ Mesazh qytetarëve: Jemi duke bërë sfidën e jetës

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu, siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është do jetë një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, në një lidhje me emisionin “Opinion” u shpreh se hapja e shkollave pavarësisht protokolleve të sigurisë, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.



Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paketa e censurës/ Ekspertët: Projektligji duhet të tërhiqet, është i gatuar keq

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Ekspertët: Projektligji duhet të tërhiqet, është i gatuar keq

Me nisjen e sezonit të ri, paketa e censurës është rifutur në programin e punës së parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe shoqëria civile kanë përsëritur apelin ndaj Kuvendit për t’u tërhequr nga kjo paketë.

Duke folur për këtë temë, kryeredaktori i “BIRN”, Besart Likmetaj theksoi në “Ilva Now” se ky ligj nuk duhet miratuar, pasi bie ndesh me normat e lirisë së shprehjes. Ai thotë se, qasje më pozitive në këtë drejtim duhet të jetë parimi i vetërregullimit të mediave online.

“Momentalisht dimë, që qeveria ka kërkuar një opinion nga në Këshilli i  Evropës për projektligjin, por nuk e dimë se cilin draft. Ka një mungesë në transparencë nga Kuvendi dhe nga qeveria. Kjo kërkesë për informacion ka qenë që nga viti 2018, por përgjigjet nuk kanë qenë të sinqerta. Transparenca duhet të jetë ndaj palëve të treta, jo ndaj vetes. Ne besojmë se ky projektligj duhet të tërhiqet i gjithi. Ky është një projektligj i gatuar keq. Mënyra më e mirë që duhet të përballen mediat online do të ishte parimi i vetërregullimit. Nuk mundet të hapen negociatat nëse nuk merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nuk do imagjinoja se cila do ishte ajo qeveri shqiptare që do mohonte hapjen e negociatave me Brukselin, për të kaluar një ligj shumë të kritikuar, dhe që do e klasifikonte Shqipërinë me vende jo demokratike si Rusia apo Bjellorusisë, për mënyrë se si ndërhyjnë për të kontrolluar përmbajtjen e medias online”, tha ai.



Nga ana tjetër, Eida Skëndaj, nga Komiteti i Helsinkit thotë se ky projektligj duhet të nisë nga e para pasi nuk mund të bëhen korrektime mbi aktualin. Ajo pohon se Shqipëria duhet të dëgjojë opinionin e Komisionit të Venecias për këtë paketë, e cila ka shkaktuar debate të forta.

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

LEXO EDHE:  Koronavirusi zgjeron hartën e përfshirjes europiane/ Kancelares Merkel po i del parashikimi

“Ne si organizatë i jemi bashkuar shqetësimit të gazetarëve dhe mediave. Po të lexojmë opinionin e Komisionit te Venecias, do konstatojmë se defektet janë shumë serioze. Për mendimin tim, procesi do duhet të nisë nga e para, pasi nuk bëhen korrektime mbi këtë ligj ekzistues me problematikat e tilla. Problematika janë të ndryshme, por problemi më madhor është pavarësia e institucioneve, të cilave u janë dhënë për të marrë ankesa për lajmet e publikuar online. Opinionet e Komisionit të Venecias kërkojnë reflektim serioz. Venecia e thotë qartë se Shqipëria ka një legjislacion në fuqi që i mbron individët nga lajmet e pavërteta”, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto – Pa maska dhe distancim social/ Grumbullime masive para dyerve të shkollave

Publikuar

-

Nga

Foto - Pa maska dhe distancim social/ Grumbullime masive para dyerve të shkollave

Rihapja e shkollave ditën e sotme ka shkaktuar një debat të gjerë publik, për shkak se nxënësit u rikthyen në banka në kohë pandemie.

Pavarësisht se ministritë kanë lajmëruar se kanë marrë masa, sot është vënë re një dyndje e madhe e nxënësve në shkolla.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, nxënësit dhe prindërit janë grumbulluar para dyerve të shkollave pa respektuar aspak masat e distancimit social.



Në fotot e LSA shihet se gjithashtu një pjesë e mirë e prindërve nuk mbajnë maska. Rreziku më i madh për përhapje të virusit duket se vjen nga prindërit dhe jo nga nxënësit.

LEXO EDHE:  Pipero qetëson qytetarët/ Ja kur nuk duhet të mbani maska, çfarë do të ndodhë me rritjen e temperaturave

LEXO EDHE:  Eni Çobani tregon si e kalon kohën në shtëpi/ Mesazh qytetarëve: Jemi duke bërë sfidën e jetës

Ndërkohë, mesditën e sotme specialitja e ISHP tha se rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të sjellë një shtim të rasteve të të infektuarve.

Për më tepër shikoni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE