Connect with Us

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  “Do këndojë shqip, jo anglisht!” Mediat e huaja ngrenë në piedestal Jonida Maliqin

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon problemin e vërtetë/ Ja pse i ftoj qytetarët të dalin në shesh më 2 mars

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Mark Marku deklaroi sot se presidenti ka të drejtë të protestojë më 2 mars me qytetarët, ndërsa akuzoi kyeministrin Edi Rama se po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe të kufizojë kompetencat e Kreut të Shtetit, me ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Pas kësaj ka reaguar vetë Meta, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se problemi i vërtetë është te Kapja e Kushtetueses dhe jo te kufizimi i presidentit.

“I dashur Profesor Mark Marku! Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike! Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë!”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

Marku për tubimin e Metës/ “Shqipëria mund të shkojë në luftë civile për më pak se 24 orë”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për fshehjen e pasurisë/ PD kërkesë Prokurorisë: Në ç’fazë janë hetimet për Ervin Bushatin

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës informacion zyrtarë se në cfarë faze janë hetimet për deputetin socialist Ervin Bushati, 16 muaj pasi e kallëzoi penalisht.

Gjithashtu, PD-ja kërkon që të dijë nga prokuroria e Tiranës nëse pas datës 19 dhjetor kur u krijua SPAK, a ka shpallur moskompetencën për t’i kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pasi Bushati është deputet.

PD e akuzon Bushatin për fshehje të pasurisë, ekzaktësisht për dy trualle dhe një sipërfaqe ndërtimi në Tiranë, dy pasuri të fituara nga ALUIZNI në Qerret të Kavajës, njëra sipërfaqe ndërtimi dhe tjetra truall, një pasuri truall në Sarandë dhe po ashtu edhe një garazh në qytetin bregdetar.

PD KËRKESË ZYRTARE PROKURORISË: NA INFORMO PËR FAZËN KU NDODHEN HETIMET NDAJ DEPUTETIT SOCIALIST ERVIN BUSHATI DHE NËSE DOSJA I KA KALUAR SPAK

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

LEXO EDHE:  “Do këndojë shqip, jo anglisht!” Mediat e huaja ngrenë në piedestal Jonida Maliqin

LEXO EDHE:  “Balili” mediat ndërkombëtare/ U dorëzua koka e trafikut të drogës

Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndarja e parakohshme e kryebashkiakut të Rrogozhinës/ Balla i jep lamtumirën

Publikuar

-

Nga

taulant balla

Ditën e sotme u nda nga jeta në mënyrë të papritur, për shkak të një infarkti, kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla.

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Memollës, ndërsa e cilëson të parin e bashkisë së Rrogozhinës një përfaqësues të denjë.

“Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie”, shkruan Balla në rrjetet sociale./ CNA.al

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

LEXO TE PLOTE