Connect with Us

Kontrolli në lokal “fundos” biznesmenët/ Ja çfarë gjeti policia

Kronika

Kontrolli në lokal “fundos” biznesmenët/ Ja çfarë gjeti policia

Publikuar

-

Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi akuzohen se përdornin lokalin e tyre për përdorimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë shtetasin D. B. dhe E. B, ndërsa gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi në formë çokollate dhe një sasi eurosh e lekësh.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë/ E pësojnë keq at e bir në Korçë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh/ Dy prej tyre dërgohen në spital

Publikuar

-

Nga

Grevistët në Ballsh të cilët prej disa muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre, vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.

Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen dhe rëndohet, e megjithatë ata shprehen të vendosur për të vazhduar sakrificën e tyre deri në marrjen e pagave.

Sipas ABCnews, dy grevistët Jonuz Muçaj dhe Hysni Agalliu kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye janë dërguar në spital.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Babai i katër fëmijëve i jep fund jetës tragjikisht/ Vëllai tregon detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku 43-vjeçari Bilbil Hasani u dha fund jetës duke u vetëvarur në burgun 313.

Mësohet se 43-vjeçari ishte arrestuar disa muaj më parë dhe sipas ILD, po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë, ditën e sotme i vëllai i viktimës, Rajmond Hasani, në një prononcim për ABC news, bëri fajtore gjykatën për vetëvrasjen e Hasanit, ndërsa theksoi se ky i fundit kishte probleme depresioni. Sipas tij, viktima ishte me kartelë prej 18 vitesh.

Po ashtu, ai tha se Bilbil Hasani ishte baba i katër fëmijëve, ku më i vogli ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa të tjerët janë 8, 10 dhe 13 vjeç.

“Vëllai im ka katër fëmijë, më i madhi është 13 vjeç, një është 10 vjeç, tjetri 8 vjeç dhe më i vogli 4 vjeç. Më parë ka qënë emigrant në Greqi.

Fajtore për këtë akt të vëllait tim sipas meje është gjykata dhe institucioni i burgut, i cili nuk e ka bërë detyrën e tij.

LEXO EDHE:  Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë/ E pësojnë keq at e bir në Korçë

LEXO EDHE:  Plagosja e efektives/ Policia merr masat e rrepta

Ky rast është shumë i rëndë, na ka shkatërruar plotësisht. Kërkoj që të kryhen hetime nga momenti i arrestimit e deri në aktin fatal, që i mori jeten. Vëllai im vuante nga depresioni. Ishte me kartelë prej 18 vitesh. Nuk ka qënë ky vendi i duhur për të.

Është paraqitur në Gjykatë me kartelën shëndetësore, por nuk është marrë në konsideratë.

Është shumë e padrejtë sepse ka qenë me mjekim  sa i përket shëndetit mendor, dhe ai nuk duhet të ishte mes të gjithë kriminelëve.”-tha vëllai i Bilbil Hasanit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Prangoset 26-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbatjes pa leje, duke bërë të mundur vënien në pranga të një 26-vjeçari.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Bathore, në rrugën “Demokracia”.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Fier, burg perjete Yzeirajt, vrau bashkeshortin e te dashures

LEXO EDHE:  Tiranë/ Sekuestrohen 300 gramë herionë, arrestohet poseduesi

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

LEXO TE PLOTE