Connect with Us

Horoskopi i ditës, 22 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 22 shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Do jeni shume te pavarur sot ju te dashuruarit dhe kjo mundet edhe ta acaroje paksa partnerin. Ai parapëlqen te jete dominant gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë mundësi te takohen me persona me vlera te mëdha. Lidhjet me ta do jene nga ato qe zgjasin përgjithmonë. Financat do jene goxha te mira dhe do mund te arrini te kryeni çdo investim pa iu dridhur aspak qerpiku.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te tregoheni sa me tolerante qe te mundeni. Vetëm ashtu do zgjidhni edhe ndonjë problem qe do iu vije natyrshëm. Beqaret nuk do kenë asgjë për çfarë te qahen. Yjet do ua krijojnë te gjitha kushtet qe ata te fillojnë një marrëdhënie te bukur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë me mire kurseni nga pak sot qe e nesërmja te jete edhe me e mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Çiftet do ndihen mire ashtu si janë. Te dy palët do japin nga vetja qe gjerat te funksionojnë si duhet dhe priten vetëm çaste te ngrohta. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por jeta ka për ‘iu ndryshuar rrënjësisht. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë çdo finance duhet menaxhuar më me kujdes. Nesër do iu duhen me tepër para.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete e keqe sot, megjithatë ju duhet te mundoheni t’i bëni gjerat me rregull dhe largpamësi. Beni plane me afatgjata për te siguruar edhe një te ardhme me te mire. Beqaret do jene plot gjallëri dhe sharm. Jeta e tyre do jete me e bukur qe sot e tutje. Paratë nuk do jene te këqija, por dëshira juaj e papërmbajtshme për te shpenzuar, mund te sjelle probleme me pas.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Çiftet do ndikohen negativisht nga Urani dhe mund te kenë probleme te njëpasnjëshme Mbrëmja do jete edhe me delikate nga te gjitha. Beqaret do ndihen shume mire me statusin qe kane dhe as nuk do mendojnë ta ndryshojnë atë. Financat nuk kane për te qene te këqija, megjithatë mundohuni t’iu vini fre shpenzimeve pa qene tepër vone. Duhet te mendoni me tepër për ditët ne vijim.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dita e sotme do jete shume e veçante për çiftet. Partneri do iu përgatisë diçka pikante, por qe do iu shtoje rrahjet e zemrës. Mire është qe ata ta shfrytëzojnë sa te munden çdo moment. Beqaret me mire le ti marrin gjerat shtruar dhe jeta ka për t’iu ndryshuar për mire. Merkuri do iu sjelle fat me shumice ne planin financiar dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse nuk tregoheni tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite mund te keni debate shume te forta qe do iu bëjnë te mendoni seriozisht nëse do vazhdoni me tej apo jo. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te veprojnë ne mënyrë qe te shmangin vuajtjet e mëvonshme. Ne planin financiar do kenë furtuna te forta, qe mund t’iu marrin me vete nëse nuk tregoheni te kujdesshëm.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dhe do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë edhe disa probleme te vogla qe keni pasur qe prej kohesh. Beqaret do afrohen edhe me shume me disa persona qe kane njohur se fundmi dhe shume shpejt për ta do ketë ndryshme. Sot do jete dita qe do krijohen kushtet e përshtatshme. Me shpenzimet duhet te jeni sa me te matur qe mos keni probleme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

klima yjore do shtoje dyshimet ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe here pas here do mendoni t’i jepni fund gjithckaje qe keni nisur. Beqaret qe kane pasur vuajtje nga lidhja e fundit sot do njihen me dike qe mund t’ua ndryshoje jetën. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera për ta përmirësuar gjendjen dhe do ndiheni shume me te qete.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do mundoheni me force ta mbani situatën nen kontroll ju te dashurit pasi situata do jete me te vërtetë katastrofike. Mërzitje e mërzitje pafund do ketë sot. Për beqaret mund te ketë vetëm flirtime dhe asgjë me shume sesa aq. Jupiteri do ua mbroje gjithë kohës financat. Ai nuk do ju lejoje t’i shpërdoroni paratë dhe do ju nxite te jeni menaxhues me te mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dy lëvizje yjore do e privilegjojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate te forta do ndihen me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe do arrijnë te bëjnë për vete disa persona njëherësh. Për te hedhur hapa me tek është me mire te presin edhe disa dite. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Menaxhimi i mire i kohëve te fundit do beje qe situata te jete e stabilizuar.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite e privilegjuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e hapni edhe me shume zemrën, do jeni me shprehës me fjale dhe gjeste dhe partneri do ju dashuroje me pasion. Beqaret sado qe te përpiqen nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë dot statusin e tyre. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Nuk do keni probleme, por familjaret do ju gjenden pranë për çdo mbështetje qe do keni nevoje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 prill 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 14 nëntor 2019

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE