Connect with Us

DW: Pёrpjekja e parё pёr buxhetin e BE dёshtoi

Bota

DW: Pёrpjekja e parё pёr buxhetin e BE dёshtoi

Publikuar

-

Paraja i ka ndarё gjithmonё vendet anёtare tё BE, e nuk ёshtё ndonjё habi qё samiti i BE dёshtoi. Por grindja mes vendeve paguese dhe atyre marrёse kёtё herё ёshtё shumё e fortё.

Nuk ishte ndonjё habi e madhe, qё tё 27 krerёt e shteveve dhe qeverive tё BE nё samitin e posaçёm nuk ranё dakord as pёr kuadrin buxhetor tё 7 viteve tё ardhshme. Hendeku ёshtё shumё i madh. Pozicionet tё pandryshuara. Paguesit duan tё japin vetёm 1000 miliardё euro, vendet pritёse kёrkojnё deri nё 1300 miliardё euro.

Por problemi nuk qёndron vetёm tek paratё, por mё shumё tek struktura. Nё buxhetin e planifikuar pёr 7 vitet e ardhshme, mund tё kuptosh, se si e pёrfytyron BE tё ardhmen e saj. Komisioni Europian kёrkon me njё „green deal”- marrёveshjen e gjelbёr tё arrijё mё shumё nё drejtim tё klimёs dhe ruajtjes sё mjedisit. Krahas kёsaj, politikanёt e BE rendisin edhe njё sёrё sfidash tё ardhshme pёr bashkёsinё europiane. Mbrojtjen e kufirit, migracionin, digjitalizimin, sektorin e mbrojtjes. Parё nё synimet qё kishte para fillimit tё tij, samiti i BE nuk shёnoi ndonjё progres nё qёllimet e tij pёr projektbuxhetin e debatuar. Ende dy tё tretat e fondeve rrjedhin nё ekonominё bujqёsore dhe nxitjen e zhvillimit tek rajonet mё tё varfra, tё ashtuquajturat fondet e kohezionit.

Drejtimi i gabuar

Struktura e buxhetit vendos pikёrёndesa tё gabuara. Kёtё mendim kanё tё paktёn ato vende anёtare qё nuk pёrfitojnё nga fondet “e dikurshme” pёr bujqёsinё dhe kohezionin. Mbёshtetja e ekonomisё bujqёsore mbetet puna kryesore e BE, kundёrpёrgjigjen tё tjerё, psh. vende si Franca qё merr njё shumё tё madhe tё mbёshtetjes. Por ka edhe nga ata anёtarё qё i duan tё dyja, fondet “e vjetra”, por edhe fondet “e sё ardhmes”, dhe kёrkojnё njё buxhet mё tё madh. Pas largimit tё Britanisё sё Madhe nga BE si njё pagues i madh nё shumёn e pёrgjithshme tё BE, paguesit neto tё BE janё shumё ngurrues kundrejt rritjes sё buxhetit. Mjafton mbushja e boshllёkut qё lenё britanikёt, ajo ёshtё e shtrenjtё.

Tё dyja kampet nё samitin e posaçёm tё BE nё Bruksel lёvizёn disa centimetra, por rruga pёrpara shёnon edhe disa metra tё tjerё. E nuk bёhet fjalё vetёm pёr shumёn e pёrgjithshme dhe pikёrёndesat programatike, por edhe pёr atё qё shpesh harrohet nё grindjen pёr paratё, pёr solidaritetin.

Thelbi i bashkimit europian ёshtё pёrceptimi i interesave tё pёrbashkёta dhe njё pёrngjasim i standarteve jetёsore. Me Poloninё dhe Hungarinё nga ky solidaritet janё shkёputur tё paktёn dy vende europiane, sepse tё dyja i kanё hedhur poshtё disa parime ligjore dhe nuk pranojnё tё marrin migrantё. Pse duhet tё presin ato tё njёjtat pagesa solidare si anёtarёt e tjerё besnikё tё shtetit ligjor? Kuadri i ri buxhetor duhet tё pёrdoret qё tё disiplinohet Polonia dhe Hungaria. Kёtё shans duket se krerёt e shteteve dhe qeverive nuk po e pёrdorin.

Me sa duket nё emёr tё ujdisё, vendet anёtare janё tё gatshme tё heqin dorё nga verifikimi i gjerё i pёrmbushjes sё parimeve tё shtetit tё ligjor para lёshimit tё mjeteve financiare. Kjo sinjalizon vetёm, se nё BE mund tё bёsh çfarё tё duash, por paraja nё fund rrjedh. Kjo e gёzon kryeministrin hungarez, Viktor Orban qё BE-nё e talli sё fundmi si njё aktivitet bla-bla-bla. Ai ka tё drejtё vetoje si anёtarё tё tjerё tё samitit. Kursi i tij nacionalist-populist kёshtu fiton. Po kёshtu mund tё gёzohet edhe udhёheqja polake. Megjithё kritikat pёr pengesat qё u krijohen gjykatёsve polakё, BE nuk ёshtё nё gjendje t’i diktojё rregullat e saj Varshavёs. Polonia dhe Hungaria i kanё injoruar paralajmёrimet, procedurat, vendimet e gjykatёs.

Nuk duhet tё ketё njё kuadёr buxhetor pa pranimin e shtetit tё sё drejtёs. Prandaj Angela Merkel bёri mirё qё e la tё dёshtojё ky samit. Do tё duhen disa samite tё tjerё, pёr tё arritur tё paktёn emёruesin mё tё vogёl tё pёrbashkёt. E nё fund buxheti nuk do tё jetё as i orientuar nga e ardhmja dhe as nuk do tё pёrcaktojё drejtimin e sё ardhmes. 27 vendet anёtare do tё bien nё ujdi me shumё zhurmё diplomatike, sepse duhet tё bien nё ujdi. Ndryshe BE nuk do tё funksiononte mё. E kёtё nuk e do askush nё tryezёn e rrumbullakёt./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.

Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Ish-ministrja franceze: Ballkani nuk është gati të hyjë në BE

LEXO EDHE:  Vuçiç i ndalohet hyrja në Banjë/ Reagon BE

Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.



Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Publikuar

-

Nga

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që aktualisht janë në ishujt grekë, kanë thënë disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP, ndërkohë që çështja e ndjeshme e migrantëve është përfshirë sërish në agjendën politike të Bashkimit Evropian, pasi një zjarr ka shkatërruar një kamp të stërngarkuar të migrantëve në ishullin grek Lesbos.

Rreth 12,000 ish-banorë të kampit Moria në Greqi janë duke jetuar aktualisht në ndërtesa të braktisura, apo rrugë, pasi kampi është shkatërruar më 8 shtator.

Teksa rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta bërë punën e tij, Berlini veçse i është bashkuar iniciativës evropiane për të strehuar 400 fëmijë të pashoqëruar të këtij kampi.

Mirëpo përveç 150 fëmijëve tjerë, Gjermania po ashtu planifikon të mirëpresë familjet me fëmijë që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria, është cituar një plan i miratuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

LEXO EDHE:  Vuçiç i ndalohet hyrja në Banjë/ Reagon BE

LEXO EDHE:  Rama e pranon në Bruksel: Shqipëria s'mund të bëhet anëtare e BE, por...

Ky plan është thënë të jetë krijuar pasi qytetet gjermane i kanë bërë thirrje Berlinit që të bëjë më shumë.



Qeveria e Merkelit ka insistuar se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje në vend të individualitetit.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në Athinë, teksa ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, se BE-ja duhet të ofrojë “përgjigje të fuqishme dhe efikase” për problemin e migrimit.

Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit.

Të martën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.

Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump organizon ceremonitë e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein

Publikuar

-

Nga

Presidenti Donald Trump pritet të udhëheqë ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit. Në një ceremoni të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump do të presë më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e Jashtëm të Emirateve dhe Bahreinit do të nënshkruajnë marrëveshjet para të pranishmëve, mes të cilëve përfaqësues nga trupi diplomatik në Uashington, por edhe personalitete të tjera nga përtej oqeanit. Në ceremoni janë ftuar edhe disa demokratë të Kongresit, të cilët kanë ofruar mbështetje në heshtje për këto marrëveshje.

Përveç marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini, përfaqësuesit e të tre vendeve do të nënshkruajnë një dokument trepalësh, thanë zyrtarët. Marrëveshjet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit” për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës. Presidenti Trump pritet të nënshkruajë si dëshmitar. Marrëveshjet nuk u japin fund luftërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet. Ndërsa nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.



Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Ish-ministri i Ramës zbulon mesazhin e Gjermanisë

LEXO EDHE:  Pas atentateve BE-ja duhet t'i rishqyrtojë rregullat

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët./DW

LEXO TE PLOTE