Connect with Us

“Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”/ Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës

Politikë

“Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”/ Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili një ditë më parë gjatë inspektimit në Durrës tha se rindërtimi do të hapë mundësi punësimi pafund dhe nëse do të jetë nevoja Shqipëria do të marrë punëtorë nga jashtë nga kontinente të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se puna e Ramës nuk është të gjejë punëtorët për firmat e ndërtimit, por të gjejë punë punëtorët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Deputeti tallet keqazi me Ramën/ Po i kërkon t’i mësojë Metës Kushtetutën

“Për rindërtimin do marrim punëtorë të huaj nga kontinente të tjera”- thotë në mënyrë të përsëritur Rama.

Ore ky është firmë ndërtimi apo Kryeministër, se na trashi?!

Ç’punë ka ky se ku i marrin punëtorët firmat e ndërtimit?!

Të vetmen gjë që ka në dorë, të krijojë mundësinë të punësohen punëtorët shqiptarë në Shqipëri, nuk e bën!!!

Ama, për të futur në punë punëtorë të huaj është usta…!

Ç’a është ky shejtan, mor aman?!”-shkruan Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    22 Shkurt, 2020 at 9:36 am

    Ky eshtepersonifikimi i tr gjithe te keqijave te nje njeriu

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të gjithë në Bulevard”/ Nuk përmbahet Meta, tjetër thirrje të fortë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ndërsa reagon në lidhje me lajmin se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, se nuk ka asnjë habi për hapat pas që ka bërë vendi ynë.

Meta e cilëson këtë si një arsye më shumë për t’u bashkuar të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në tubimin e 2 marsit, i thirrur nga kreu i shtetit.

Meta i drejton sërish një thirrje të fortë qytetarëve, sipas tij për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

“Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë! “-shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Shqipëria bën hapa pas/ Futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi më keq se ’97!”/ Juristi e thotë hapur: Meta nuk mund të vendosë ekuilibrat

Publikuar

-

Nga

Juristi Jordan Daci, teksa ka komentuar situatën politke në vend, u shpreh se kriza ka agravuar deri në këtë pikë për shkak mungesës të një arbitri, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat, sado të mundohet.

“Nuk dëmtoi të bërit shtet, prandaj e mori veten shumë shpejt. Më keq se 1997. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi arbitër dhe të dy palët të abuzojnë me këtë gjë. Ka një qasje të marrjes së pushtetit nga njerëz me pushtetit, rastësi apo plan, mendoj se një pjesë e madhe e institucioneve janë marrë nga njerëzit në pushtet. Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat. Kjo krizë, sado të mundohet presidenti, apo të bëhet një marrëveshje opozitë-mazhorancë, po nuk pati ekuilibër politik. Duhen se s’bën zgjedhje dhe ne duhet të ngremë disa çështje kushtetuese. Për çdo gjë thërrasim Venecian. S’mund të qëndrojmë në lolo të atyre që nuk flasin shqip. Për ne kush nuk flet shqip ka të drejtë”, tha Daci në “Pa Protokoll”.

LEXO EDHE:  Fluturimet e Air Albania/ Rama jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Detaje nga takimi i rëndësishëm/Pse është shkëputur Rama dhe ka dalë më vete?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano: Ilir Meta ka dalë nga binarët kushtetues…

Publikuar

-

Nga

Në monologu e kësaj të premteje, nga studioja e emisionit “Provokacija” që drejton, Mustafa Nano është fukosur tek “grushti i shtetit” i paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta dhe thirrja e tij për qytetarët që të protestojnë me 2 mars në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë monologimit, Nano theksoi se nuk është në të drejtën e një Presidenti që të thërrasë një protestë të tillë dhe Meta e ka hedhurkëtë hap  nga që ka dalë nga binarët kushtetues dhe është bërë njësh vetëm me një palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, duke u bërë një politikan  ekstremist i Kushtetutës dhe duke kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar.

“Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës. Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjedhjen e tij si President”, ka monologuar moderatori Mustafa Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE