LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22 Shkurt 2020, 17:37, Kosova & Bota CNA
Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

?Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të ?përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile?, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

Lajmet e fundit nga