LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e forta/ Si Rama i nxori “sytë” sistemit të drejtësisë

22 Shkurt 2020, 09:53, Politikë CNA
Akuzat e forta/ Si Rama i nxori “sytë” sistemit të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar sistemin e drejtësisë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se Gjykata ?Kushtetuese dhe Gjykata e Larte ishin syte e sistemit te drejtesise, të cilër sipas tij janë ?verbuar? nga Rama.

?Gjykata ?Kushtetuese dhe Gjykata e Larte ishin syte e sistemit te drejtesise. Dhe syte jane aq te rendesishem, edhe kur jane strabike apo miope (sepse te pakten sheh), saqe populli ka nje shprehje: “si syte e ballit”.

Tanime, sistemi i Drejtesise endet verbtazi me te dy syte te dale nga zgavrat pas operacionit te suksesshem te reformes.

Doktor Adhamulli i famshem e thoshte: ?Kur te dhemb njeri sy, kerreje qe te shpetoç tjetrin?. E kur te dhembin te dy kerreji te dy. Por ne nuk na duhen syte e Drejtesise sepse kemi Kryeadhamullin qe e di ai se kush ka faj dhe kush jo.

Populli e thote me urtesi cinike: “te nxjerresh syte per te vene vetulla”. Shkurt, ne kohet e reformes, kjo quhet “vetlling”.-shkruan Bylykbashi.

Lajmet e fundit nga