Connect with Us

Ultimatumi i OFL-së/ Kush janë dy “të fortët” në shënjestër

Kronika

Ultimatumi i OFL-së/ Kush janë dy “të fortët” në shënjestër

Publikuar

-

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e pasurisë dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

OFL iu ka dhënë “ultimatum” personave të mësipërm, që brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  OFL ultimatum për deklarimin e pasurisë/ Reagon Lulzim Berisha

“Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.”-thuhet më tej në deklaratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detajet e operacionit të zhvilluar gjatë natës në disa qytetet, kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në një deklaratë për mediat, Veliu bëri të ditur se janë arestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

“Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.

Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme që sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.”-tha Veliu.

Po ashtu, Veliu tha se u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër.

“Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat, në Tiranë u arrit të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet.

LEXO EDHE:  OFL me “dorë të hekurt” në Durrës e Shijak/ Sekuestrohen 6 makina të blinduara

LEXO EDHE:  “Tani me sëpatë”/ Rama flet për të “fortët e drejtësisë”

Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.

Janë arrestuar edhe menaxheret e grumbullimit dhe transportimit të lekëve nga pikat, konkretisht shtetasit: T. A., E. M., S. B., E. F. dhe N. E., menaxherë të pikave në Tiranë dhe A. N., menaxher në Durrës.

Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Në Korçë janë arrestuar 9 persona dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milion lekë të vjetra.

Në Elbasan janë arrestuar 7 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Durrës janë arrestuar 5 persona dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Berat janë arrestuar 4 persona, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Fier janë arrestuar 3 persona dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra.

Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona.

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Ky operacion është në vijim dhe në qarqet e tjera të vendit, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitet të paligjshëm  të lojërave të fatit.”-deklaroi Ardi Veliu.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i policisë gjatë natës/ Zbardhen detajet, arrestohet edhe vëllai i kryetares së KPA

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me shoqërimet e bëra gjatë natës nga policia në kuadër të aksionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se në Tiranë janë shoqëruar mbi 100 persona dhe 75 janë arrestuar, ndërsa të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Mes personave të arrestuar janë edhe Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj në Qytet Studenti, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje. Gramoz Murataj me origjinë nga Vlora rezulton i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut. Vëllait të tij, Vladimir Mulajt i kanë vendosur tritol natën e vitit të ri në banesë në Qytet Studenti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetërsimi i pronave/ Prokuroria kërkon burg për Fran Frrokajn

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Lezhës, ka kërkuar tre vite burg për ish-kryebashkiakun, Fran Frrokaj, në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, në zonen e njohur si “Rana e Hedhun”.

Ndërsa për ish-kreun e qarkut, Gjon Gjoka prokuroria kërkoi 4 vite burgim.

Pretenca e prokurorisë për Fran Frrokajn dhe 18 personat e tjere të akuzuar është dhënë sot në gjykatën e Lezhës. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar në total 43.6 vite burg në total për gjithë të pandehurit.

LEXO EDHE:  Kapen dy “trimat” e Shijakut/ Çfarë u gjeti Policia

LEXO EDHE:  Soreca për paketën Anti-KÇK/ "Po e monitorojmë, duhen respektuar të drejtat e personave të përfshirë"

Kujtojmë këtu se, në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat sikurse edhe në zona të tjera bregdetare, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

LEXO TE PLOTE