LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me lëndë narkotike në Qafë Botë/ Shkarkohet nga detyra doganieri

21 Shkurt 2020, 18:44, Kronika CNA
U kap me lëndë narkotike në Qafë Botë/ Shkarkohet nga

Arten Ibrahimi, doganieri i cili u kap me lëndë narkotike në Qafë Botë, është shkarkuar nga detyra.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.

?Për vetë përgjegjësitë e veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.

Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH ,cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.?

Lajmet e fundit nga