LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga arrestimi i doganierit

21 Shkurt 2020, 19:06, Kronika CNA
U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e doganierit në Qafë Botë pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip ?Toyota? ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.
Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Lajmet e fundit nga