LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua për 12 mijë lekë të vjetra/ Vjen reagimi i ILD për vetëvrasjen e të burgosurit te 313

21 Shkurt 2020, 18:33, Kronika CNA
U arrestua për 12 mijë lekë të vjetra/ Vjen reagimi i ILD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në burgun ?313?, ku një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvaruar.

Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Inspekoriati i Lartë i Drejtësisë .

Artur Metani bën me dije se është njohur nga mediat me rastin në fjalë dhe thekson se do të kryhen të gjitha procedurat për verifikimin e situatës.

Reagimi i ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.

Lajmet e fundit nga