Connect with Us

Tjetërsimi i pronave/ Prokuroria kërkon burg për Fran Frrokajn

Kronika

Tjetërsimi i pronave/ Prokuroria kërkon burg për Fran Frrokajn

Publikuar

-

Prokuroria e Lezhës, ka kërkuar tre vite burg për ish-kryebashkiakun, Fran Frrokaj, në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, në zonen e njohur si “Rana e Hedhun”.

Ndërsa për ish-kreun e qarkut, Gjon Gjoka prokuroria kërkoi 4 vite burgim.

Pretenca e prokurorisë për Fran Frrokajn dhe 18 personat e tjere të akuzuar është dhënë sot në gjykatën e Lezhës. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar në total 43.6 vite burg në total për gjithë të pandehurit.

Kujtojmë këtu se, në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat sikurse edhe në zona të tjera bregdetare, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ Vetëvaret 43-vjeçari në burgun 313

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet burgut 313, në Tiranë.

Mësohet se një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burimet bëjnë të ditur se viktima është B.H., 43 vjeç, me origjinë nga Kukësi, dhe banues në Kamëz.

43-vjeçari i cili ishte arrestuar 2019, pas akuzohej për veprën penale të “Vjedhjes”,  është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qelinë e tij pasi kishte varur veten me çarçaf./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i policisë gjatë natës/ Shkon në 184 numri i të shoqëruarve në të gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës që lamë pas, janë zhvilluar aksione kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në disa qytete, si Tirana, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri, Shkodra, Korça, Pogradeci dhe qytete të tjera.

Mësohet se aksioni blic është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik, dhe ka zgjatur deri në orët e para të ditës së sotme.

Nga këto kontrolle, bëhet e ditur se 100 persona janë shoqëruar në Elbasan, 20 në Tiranë dhe 64 në Durrës duke e dërguar në total numrin deri tani në 184.

Po ashtu, efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojra fati përmes telefonit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia kontrolle të befasishme në lokale/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion të befasishëm mbrëmjen e sotme kundër lojërave të fatit.

Strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa lokale ku janë sekuestruar pajisje te paligjshme.

Po kështu gjatë operacionit mësohet se janë shoqëruar disa persona.

LEXO TE PLOTE