Connect with Us

Takimi me reporteren e PE/ Opozita e bashkuar shpalos angazhimin e saj për procesin e integrimit

Politikë

Takimi me reporteren e PE/ Opozita e bashkuar shpalos angazhimin e saj për procesin e integrimit

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku bën me dije se sot në takimin me Reporteren e Parlamentit Europian Isabel Santos, opozita e bashkuar shprehu angazhimin për procesin e integrimit.

Sipas Tabakut, kjo nuk mund të bëhet symbylltazi dhe problemet duhet të njihen e pranohen: kapja e institucioneve, rritja e kriminalitetit, rritja e korrupsionit, vjedhja e zgjedhjeve, asnjë instrument balancë dhe kontrolli, mungesë e institucioneve të drejtësisë dhe presion politik mbi ato që janë subjekt i vettingut, shkelje e të drejtës kushtetuese të prones dhe së fundmi presion politik me paketën e medias.

“ Nqs sot Shqipëria ndodhet në udhëkryq është dhe prej mos njohjes se problemeve.
Opozita është angazhuar për një reformë të plotë zgjedhore dhe vetëm zbatimi i menjehershëm i kësaj reforme me zgjedhje të lira e të ndershme do të jetë fillimi i daljes nga kriza.
Nqs sot Shqipëria është në pikëpyetje është prej mos pranimit të situatës. Procesi i integrimit do të ecë e përparojë vetëm atëherë kur të pranojmë situatën aktuale”, shkruan Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ish ministri socialist mbështet protestën e 2 marsit”/ Meta: Kam shumë vërejtje për veten në të kaluarën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish ministrin socialist Elmaz Sherifi, për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Meta shpehet se përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën “e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.”

“E falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre! Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë! Mirësevini të gjithë në 2 mars”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e 2 marsit/ Andi Përmeti: Presidenti po luan të gjitha kartat për tu bërë lider i opozitës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar protestë në 2 Mars.

Sa i përket qëndrimit në lidhje me kërkesën e Presidentit që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen, ai tha se sipas tij është një luftë për pushtet.

“Nuk kam qëndrim të detajuar, sepse më duket qartazi luftë e të njëjtit lloj për pushtet. Janë dy individë që u bënë bashkë për Fatos Nanon. Edi Rama kërkonte në 2011 të rrëzonte Metin, sot është Meta, unë shpresoj të rrëhohen të dy”, u shpreh Përmeti në studion e Abc News.

Më tej Përmeti tha se presidenti ka interes të shkarkohet, por po luan të gjitha kartat për tu bërë një lider i ri i opozitës.

LEXO EDHE:  “Raporti që iu dorëzua Ramës, një dështim i qeverisë”

LEXO EDHE:  Pritja e ëmbël mori fund/ Jorida Tabaku sjell në jetë djalin, zbulon emrin

“Po kërkon të bëjë atë që nuk bëri dot kryetari i PD. Unë si jurist them se Presidenti nuk ka tagër të thërrasë protesta”, shtoi Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir Meta do të eliminojë fizikisht Edi Ramën”/ Nuk përmbahet Manjani: Na ndotët trutë!

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zhurmën mediatike që po bëhet për presidentin Meta për sjelljen dhe deklarimet e tij publike.

Sipas Manjanit të gjithë ata që e kritikojnë, në thelb e pranojnë që Kushtetuta është shkelur.

“Thelbi i problemit, pra dhunimi i Kushtetutës për të legalizuar caktimin e Arta Vorbsit në Gjykatën Kushtetuese, nuk konstestohet nga askush!

E gjithë kritika dhe zhurma mediatike bëhet për Metën, për sjelljen dhe deklarimet e Tij publike. E gjithë kritika ndaj Tij thotë:
– ” ska kompetencë”,
– ” nuk sillet si President”,
– ” ka frikë”,
– ” e ka lëvizje politike”
– ” po konkuron me Lulin”
– ” ka probleme mendore”,
Madje edhe ” do të eleminojë fizikisht Ramën”…

Pra të gjithë ata që e kritikojnë, në thelb e pranojnë që Kushtetuta është shkelur, por për inat të Metës…

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Deputetja demokrate jep alarmin

LEXO EDHE:  Deputetja demokrate akuzon Ramën/ ´Po u jep tokat shtetërore privatëve´

Pra po t’u heqësh Metën nga argumenti, u hiqet rroga, buka/çorba e gojës..

Pffffffff…! Na ndotën trutë!

 

LEXO TE PLOTE