LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” Berisha/  Ky është cinik dhe injorant, ja kanë mbyll sytë koncesionet

21 Shkurt 2020, 10:52, Politikë CNA
“Shpërthen” Berisha/  Ky është cinik dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, sa i takon investimeve në shëndetësi.

I pranishëm në tryezën e PD, ?Sfida dhe vizione në shëndetësi?, Berisha akuzoi Ramën për koncesionet në shëndetësi, nëpërmjet të cilave sipas tij vjedh të sëmurët.

?Ne sollëm me qindra vaksina, ndërsa këta shpiken Check Up dhe koncesione, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Miqtë e mi jo më larg se dje kreu i qeverisë po deklaronte se nuk kemi mungesë mjekësh, ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se në Europë dhe në botë numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të kujdesit shëndetësor. Nuk kupton se ja kanë mbyll sytë koncesionet

Shqipëria po shkon ne një mjek për 1 mijë banorë, megjithë ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria?-tha Berisha.

Më tej, ai tha se për Ramën jemi në rregull edhe pse sikurse theksoi ai ?Po provon nga kujdesi shëndetësor me dhjetëra mijëra fëmijë, dhjetëra mijëra fëmijë që nuk gjejnë pediatrin.?

Por, Berisha shtoi se, nuk habitemi sepse po ky do të deklaronte pak muaj më parë dhe do të bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda.

?Në fakt kur je vetë kryebandit banditët të duken lule, nuk ka banditë por keqbërës. Këto janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe që me politikat e tyre po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të përsoset. Ku janë investimet? Pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të mbaruar në 2012.

Edhe atë e gjymtuan, nga 130 shtretër avulluan 40 shtretër, mbeten vetëm shtatë salla operacioni. Çdo ditë kolegë tuaj, studentë tuaj marrin rrugët dhe ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania. Ky flet sikur jeton në anën e pasme të hënës. Ky po nxit shkatërrimin e sistemit shëndetësor?-deklaroi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga