LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

21 Shkurt 2020, 21:14, Opinione CNA
Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin ?Po të Dëgjoj?, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social ?Facebook?, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t?i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t?u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata ?punëtorë? të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t?ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t?i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t?ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin ?viktimën? se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s?ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

Lajmet e fundit nga