LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e 2 marsit/ Andi Përmeti: Presidenti po luan të gjitha kartat për tu bërë lider i opozitës

21 Shkurt 2020, 16:58, Politikë CNA
Protesta e 2 marsit/ Andi Përmeti: Presidenti po luan të gjitha kartat

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar protestë në 2 Mars.

Sa i përket qëndrimit në lidhje me kërkesën e Presidentit që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen, ai tha se sipas tij është një luftë për pushtet.

?Nuk kam qëndrim të detajuar, sepse më duket qartazi luftë e të njëjtit lloj për pushtet. Janë dy individë që u bënë bashkë për Fatos Nanon. Edi Rama kërkonte në 2011 të rrëzonte Metin, sot është Meta, unë shpresoj të rrëhohen të dy?, u shpreh Përmeti në studion e Abc News.

Më tej Përmeti tha se presidenti ka interes të shkarkohet, por po luan të gjitha kartat për tu bërë një lider i ri i opozitës.

?Po kërkon të bëjë atë që nuk bëri dot kryetari i PD. Unë si jurist them se Presidenti nuk ka tagër të thërrasë protesta?, shtoi Përmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga