Politikë
PE apel të fortë politikës/ Është koha të mendoni për interesat e shqiptarëve

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos i ka drejtuar mesazhe të forta politikës, të shohin së pari interesat e popullit shqiptar.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Santos theksoi se ajo do të ngrejë zërin për Shqipërinë dhe do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave. Por, ajo theksoi se ky është momenti që klasa politike të jetë e bashkuar.
“Unë do të ngre zërin për Shqipërinë. Do bëj gjithcka për këtë. Por, ky ëhtë momenti për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë. Jemi në një moment të rëndësishëm. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve poltikë, se kjo është një përgjegjësi e madhe për këdo.
Askush nuk mund të thotë se është përgjegjësi vetëm e BE, por është edhe aktorëve politik në këtë vend, prandaj thirrja ime është vetëm për një bashkim për të përmbushur kriteret dhe reformat. Të gjitha forcat politike të vijonë reformat dhe të vijojnë përpara për atë çfarë është në interes të popullit shqiptar. Politikanët duhet të kuptojnë se çfarë është në interes të popullit”-tha Santos./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...