LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, përgatituni për ngrica

21 Shkurt 2020, 07:15, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, përgatituni për ngrica

Gjatë ditës së sotme, vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas SHMU, era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC

Lajmet e fundit nga