Politikë
Minj e mbeturina/ Manastirliu i përgjigjet Bashës me foto: Ishte koha e katrahurës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prezantoi sot vizionin e tij për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë në vend.
Sipas Manasitliut “fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e katrahurës së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë”.
Ministrja ka publikuar pamjet të papastërtive , minjve, mebturinave nëpër ambientet e spitaleve të cilat sipas saj ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre.
“Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë! Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë”, shkruan Manastirliu./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...