LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonaj

21 Shkurt 2020, 13:50, Politikë CNA
“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim

Presidenti Ilit Meta ka akuzuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike dje, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese.

? Ministrja duke urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm ka shkelur në mënyra flagrante ligjin. Sipas Kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare po publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Ministja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë që të dërgojë për botim në fletore zyrtare aktet e KED. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e këtyre veprimeve nga Ministria e Drejtësisë e cila ka konsumuar disa vepra penale, për këto arsye dhe prova të tjera do të depozitoj kallëzim penal për ministren Etilda Gjonaj e cila e ka humbur besimin e presidentit të Republikës.
Brenda ditës së hënë ministrja duhet të japë dorëheqjen?, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga