Connect with Us

Meta tregon “dhëmbët”/ Tjetër mesazh të koduar Ramës

Politikë

Meta tregon “dhëmbët”/ Tjetër mesazh të koduar Ramës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se ka Republikë pa kryeminisër, por jo pa president, duke i drejtuar kështu një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës se ai nuk do të tërhiqet në betejën e tij.

Ndërsa gazetarët i kujtuan dekretin për 30 qershorin, me të cilin anullonte zgjedhjet, dekret i cili nuk u zbatua nga mazhoranca, Meta tha se “Dekretet e mia i respekton populli. Mos harroni se ka Republikë pa kryeministër, por jo pa President. Mbi presidentin është vetëm Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli”.

LEXO EDHE:  Haku i shqiptareve dhe i Sali Berishes!...

Po ashtu, Meta tha se “Të gjithë qytetarët shqiptarë që u kanë ngelur sadopak dinjitet shqiptari, shumica janë të dinjitetshëm që janë sot me Presidentin në betejën për të mbrojtur Kushtetutësn dhe Integritetin e Kushtetutës.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonaj

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilit Meta ka akuzuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike dje, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese.

“ Ministrja duke urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm ka shkelur në mënyra flagrante ligjin. Sipas Kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare po publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Ministja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë që të dërgojë për botim në fletore zyrtare aktet e KED. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e këtyre veprimeve nga Ministria e Drejtësisë e cila ka konsumuar disa vepra penale, për këto arsye dhe prova të tjera do të depozitoj kallëzim penal për ministren Etilda Gjonaj e cila e ka humbur besimin e presidentit të Republikës.
Brenda ditës së hënë ministrja duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Minj e mbeturina/ Manastirliu i përgjigjet Bashës me foto: Ishte koha e katrahurës

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prezantoi sot vizionin e tij për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë në vend.

Sipas Manasitliut “fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e katrahurës së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë”.

Ministrja ka publikuar pamjet të papastërtive , minjve, mebturinave nëpër ambientet e spitaleve të cilat sipas saj ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre.

“Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë! Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PE apel të fortë politikës/ Është koha të mendoni për interesat e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos i ka drejtuar mesazhe të forta politikës, të shohin së pari interesat e popullit shqiptar.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Santos theksoi se ajo do të ngrejë zërin për Shqipërinë dhe do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave. Por, ajo theksoi se ky është momenti që klasa politike të jetë e bashkuar.

“Unë do të ngre zërin për Shqipërinë. Do bëj gjithcka për këtë. Por, ky ëhtë momenti për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë. Jemi në një moment të rëndësishëm. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve poltikë, se kjo është një përgjegjësi e madhe për këdo.

LEXO EDHE:  Ligji Anti KÇK është luftë për supremaci dhe jo demagogji

LEXO EDHE:  Sistemi apo personi?/ Ish-ministri i Ramës “zgjidh” dilemën

Askush nuk mund të thotë se është përgjegjësi vetëm e BE, por është edhe aktorëve politik në këtë vend, prandaj thirrja  ime është vetëm për një bashkim për të përmbushur kriteret dhe reformat. Të gjitha forcat politike të vijonë reformat dhe të vijojnë përpara për atë çfarë është në interes të popullit shqiptar. Politikanët duhet të kuptojnë se çfarë është në interes të popullit”-tha Santos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE