Connect with Us

Meta kërkoi dorëheqjen e Gjonajt/ PD: Ministrja të mos fshihet pas sms-ve të shefit

Politikë

Meta kërkoi dorëheqjen e Gjonajt/ PD: Ministrja të mos fshihet pas sms-ve të shefit

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Bardhi shprehet se në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar”, shkruan Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Meta ka të drejtë”/ Andi Bushati zbulon çfarë fshihet pas përgjigjes së Etilda Gjonajt

Publikuar

-

Nga

andi bushati opinion

Analisti Andi Bushati i jep të drejtë presidentit Ilir Meta, i cili sipas fakteve ka treguar se ka një tentatvië të mazhorancës për të japur Gjykatën Kushtetuese.

“Sipas fakteve që ka treguar Meta duket që ai ka të drejtë dhe ka një tentativë të mazhorancës për të kapur gjithë Gjykatën Kushtetuese.

Pse ftojnë Venecian në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do betohet më gjykatësi tek Presidenti.

Ky qëllim ka një paragjykim që siç e kanë mbushur Reformën ne Drejtësi me njerëzit e tyre, tani duan të kapin Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Bushati.
Ndërkohë, Bushati ka komentua edhe kërkesën e Metës për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe përgjigjen e saj.

LEXO EDHE:  Berisha braktis Bashën/ Bojkoton ndryshimet në Statut dhe Këshillin Kombëtar

LEXO EDHE:  Berisha braktis Bashën/ Bojkoton ndryshimet në Statut dhe Këshillin Kombëtar

Ai shprehet se Gjonaj duhet të përgjigjej për akuzat që presidenti ka ngritur ndaj saj.
“Respekti për publikun ta kërkon që ti thë thuash ose e kam bërë ose nuk e kam bërë këtë gjë.
Fakti që shmangemi nga thelbi i debatit na tregon edhe se kush janë të fajshmit në këtë debat”, tha Bushati në studion e “Top Talk”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i kërkoi dorëheqjen/ Reagon Etilda Gjonaj: Jam e gatshme…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur menjëherë presidentit Ilir Meta i cili tha se i drejtohet SPAK me nje kallëzim për ministren si dhe kërkoi dorëheqjen e saj.

Gjonaj shprehet se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë.

Lidhur me dorëheqjen, Gjonaj thotë se Meta ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon “dhëmbët”/ Tjetër mesazh të koduar Ramës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se ka Republikë pa kryeminisër, por jo pa president, duke i drejtuar kështu një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës se ai nuk do të tërhiqet në betejën e tij.

Ndërsa gazetarët i kujtuan dekretin për 30 qershorin, me të cilin anullonte zgjedhjet, dekret i cili nuk u zbatua nga mazhoranca, Meta tha se “Dekretet e mia i respekton populli. Mos harroni se ka Republikë pa kryeministër, por jo pa President. Mbi presidentin është vetëm Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli”.

LEXO EDHE:  Berisha braktis Bashën/ Bojkoton ndryshimet në Statut dhe Këshillin Kombëtar

LEXO EDHE:  Zbulohen bashkitë/ PD: 3 kryebashkiakë të tjerë nën hetim për të shkuarën kriminale, ka fakte

Po ashtu, Meta tha se “Të gjithë qytetarët shqiptarë që u kanë ngelur sadopak dinjitet shqiptari, shumica janë të dinjitetshëm që janë sot me Presidentin në betejën për të mbrojtur Kushtetutësn dhe Integritetin e Kushtetutës.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE