Politikë
“Meta ka të drejtë”/ Andi Bushati zbulon çfarë fshihet pas përgjigjes së Etilda Gjonajt

Analisti Andi Bushati i jep të drejtë presidentit Ilir Meta, i cili pretendon se ka një tentatvië të mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
“Sipas fakteve që ka treguar Meta duket se ai ka të drejtë dhe ka një tentativë të mazhorancës për të kapur gjithë Gjykatën Kushtetuese.
Pse ftojnë Venecian në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do betohet më gjykatësi tek Presidenti.
Ky qëllim ka një paragjykim që siç e kanë mbushur Reformën në Drejtësi me njerëzit e tyre, tani duan të kapin Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Bushati.
Ndërkohë, Bushati ka komentuar edhe kërkesën e Metës për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe përgjigjen e saj.
Ai shprehet se Gjonaj duhet të përgjigjej për akuzat që presidenti ka ngritur ndaj saj.
“Respekti për publikun ta kërkon që ti të thuash ose e kam bërë ose nuk e kam bërë këtë gjë.
Fakti që shmangemi nga thelbi i debatit na tregon edhe se kush janë të fajshmit në këtë debat”, tha Bushati në studion e “Top Talk”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...