LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i kërkoi dorëheqjen/ Reagon Etilda Gjonaj: Jam e gatshme...

21 Shkurt 2020, 14:18, Politikë CNA
Meta i kërkoi dorëheqjen/ Reagon Etilda Gjonaj: Jam e gatshme...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur menjëherë presidentit Ilir Meta i cili tha se i drejtohet SPAK me nje kallëzim për ministren si dhe kërkoi dorëheqjen e saj.

Gjonaj shprehet se është e gatshme t?i përgjigjet ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë.

Lidhur me dorëheqjen, Gjonaj thotë se Meta ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

?E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t?i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
Jam e gatshme t?i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër?, shkruan Gjonaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga