Connect with Us

Mediat italiane për mbetjet kancerogjene në Vlorë/ Janë kryer të paktën 15 importime

Kronika

Mediat italiane për mbetjet kancerogjene në Vlorë/ Janë kryer të paktën 15 importime

Publikuar

-

Kapja e mbetjeve të rrezikshme, që ishin importuar nga Italia, është komentuar dhe nga mediat fqinje.

Sipas mediave italiane dy kompanitë “Delfini 1” dhe “Kormuzi” kishin kryer të paktën 15 importime të tjera nga Italia drejt Shqipërisë.

Por ende nuk dihet niveli i rrezikshmërisë së mbetjeve ndërkohë që mediat italiane thonë se përmbajtja e tyre duhet të qartësohet.
Ndër të tjera ”Delfini 1” ka deklaruar se po pastronin kimikate në Shqipëri, kurse çështja tashmë i ka kaluar SPAK-ut.

Për ngarkesën e ardhur me anë të tragetit të linjës Brindisi- Vlora janë arrestuar 6 persona, ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Carlo Bolinon dhe televizionin e Vjollca Hoxhës

Në një operacion të planifikuar Policia gjeti në traget qese të zeza me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga arrestimi i doganierit

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e doganierit në Qafë Botë pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.
Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

LEXO EDHE:  Basha sulmon Carlo Bolinon dhe televizionin e Vjollca Hoxhës

LEXO EDHE:  Një tjetër atentat në Vlorë/ Plagoset 40 vjeçari

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Korçë/ Makina shpërthen në flakë në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.7 të qytetit teksa makina ishte në lëvizje.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ka marrë flakë automjeti ndërkohë zjarrfikëset ndërhynë për të shuar flakët.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me lëndë narkotike në Qafë Botë/ Shkarkohet nga detyra doganieri

Publikuar

-

Nga

Arten Ibrahimi, doganieri i cili u kap me lëndë narkotike në Qafë Botë, është shkarkuar nga detyra.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.

“Për vetë përgjegjësitë e veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Carlo Bolinon dhe televizionin e Vjollca Hoxhës

LEXO EDHE:  Vlorë/ Vritet një person me armë zjarri

Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH ,cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.”

LEXO TE PLOTE