Connect with Us

Maliqi i kthehet Gjonajt: Karriera jote nga treshja Xhafa-Rama-Soreca

Politikë

Maliqi i kthehet Gjonajt: Karriera jote nga treshja Xhafa-Rama-Soreca

Publikuar

-

Deputetit Lefter Maliqi ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni për dorëheqje, dhe përgjigjes së kësaj të fundit.

Maliqi thotë se ekuilibri dhe karriera e Ministres Gjonaj është në sajë të treshes Xhafa-Rama-Soreca.

“Gjonaj krenare si pjese e frontit demokratik popullor te Reformes ne Drejtesi .Gjonaj front i Reformes se Xhafes katror Gonit te droges dhe Fatmirit eprorit te saj. S’keni pare gje akoma .Gjonaj qe sdrejton dot Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve pa nivel e me te shkuar te erret .Gjonaj cilson Meten pa ekuliber politik,pasi sipas saj boshti i ekulibrit politik dhe i karrieres se saj ,mqse nuk eshte as deputete ,mbetet treshja Xhafa i harruar,Rama i permalluar dhe Soreca i palestruar = Rilindje djallëzuar. S’keni pare gje akoma”, shkruan Maliqi.

Kujtojmë se sot presidenti Meta hodhi sot akuza mbi ministren Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Pasurohen, vjedhin me lezet dhe i japin të dashurat njëri-tjetrit/ Qeveria Rama apo kabineti i miliarderëve?

Meta tha se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për ti përballur me drejtësinë si ish-ministre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E marra e Drejtësisë”/ Vasili “ultimatum” Gjonajt: Mbathja, i marri ta la në derë

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas përgjigjes së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj drejtuar presidentit Ilir Meta.

Vasili i cili e cilëson ministren “e marra e drejtësisë” i thotë asaj tja mbathë dhe mos i shtojë vetes më shumë taksirate.

“E marra e Drejtësisë, krenare që flet me mendjen e të marrit…!
Mbathja zonjë dhe mos ja shto më shumë taksiratët vetes!
I marri ta la në derë siç e ka zakon….!
Jepi, mos e përdor stilolapsin vetëm për…falsifikim”, shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Pasurohen, vjedhin me lezet dhe i japin të dashurat njëri-tjetrit/ Qeveria Rama apo kabineti i miliarderëve?

LEXO EDHE:  Pasurohen, vjedhin me lezet dhe i japin të dashurat njëri-tjetrit/ Qeveria Rama apo kabineti i miliarderëve?

Kujtojmë se pak më herët Meta kërkoi që Gjonaj të japë dorëheqjen brenda ditës së hënë.
Ndërkohë nga ana tjetër, Gjonaj iu përgjigj se Meta ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij dhe të askujt tjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konflikti presidencë-mazhorancë/ Patozi: Opozita ka shumë punë për të bërë, në vend që të ndjekë Metën

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar konfliktin mes presidencës dhe mazhorancës.

Sipas tij, ky konflikt është një arsye më shumë për të refuzuar mënyrën sesi forcat kryesore poltike e kanë çuar vendin.

“Unë mendoj që është një arsye më shumë që shqiptarët t’i refuzojnë shkaktarët e krizave.
Janë pikërisht shkaktarët e këtyre krizave që kanë marrë flamurin e zgjdhjes së tyre.
Nuk mendoj se është kjo forma e duhur, mendoj që opozita nuk ka nevojë as të ndjekë Ilir Metën dhe as të bëjë thirrje për revolucion”, shprehet Patozi për Vizion Plus.

Sipas tij, opozita në rast se do që t’i fitojë këto zgjedhje duhet që të ketë target ndryshimin dhe përmes ndryshimit të arrijë edhe rotacionin.

LEXO EDHE:  Pakti Rama-Basha, e vërtet apo diversion?/ Maliqi tregon prapaskenat e politikës

LEXO EDHE:  Gjonaj pranon shpenzimet e luksit/ Janë konform procedurave dhe ligjit

“Që opozita të krijojë një front të madh antiopozitar duhet ta fillojë ndryshimin nga vetja, në rast se kjo nuk ndodh sipërmarrja e saj do të jetë shumë e vështirë në dobi të mazhorancës dhe Edi Ramës”, tha më tej Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kërkoi dorëheqjen e Gjonajt/ PD: Ministrja të mos fshihet pas sms-ve të shefit

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Bardhi shprehet se në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE