LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu mesazh Bashës/ Unë luftoj vetë për karrigen time, nuk marr atë që është bosh

21 Shkurt 2020, 12:02, Politikë CNA
Majlinda Bregu mesazh Bashës/ Unë luftoj vetë për karrigen

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e pranishme sot në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkëmbyer batuta me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregun.

?Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).

Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin?- iu drejtua Rama me fjalët në anglisht Maljlinda Bregut.

Por, pas largimit të Ramës, organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

Bregu është përgjigjur duke i drejtuar një mesazh mjaft të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

?Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen?, ka thënë Bregu.

Lajmet e fundit nga