Connect with Us

Konflikti presidencë-mazhorancë/ Patozi: Opozita ka shumë punë për të bërë, në vend që të ndjekë Metën

Politikë

Konflikti presidencë-mazhorancë/ Patozi: Opozita ka shumë punë për të bërë, në vend që të ndjekë Metën

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar konfliktin mes presidencës dhe mazhorancës.

Sipas tij, ky konflikt është një arsye më shumë për të refuzuar mënyrën sesi forcat kryesore poltike e kanë çuar vendin.

“Unë mendoj që është një arsye më shumë që shqiptarët t’i refuzojnë shkaktarët e krizave.
Janë pikërisht shkaktarët e këtyre krizave që kanë marrë flamurin e zgjdhjes së tyre.
Nuk mendoj se është kjo forma e duhur, mendoj që opozita nuk ka nevojë as të ndjekë Ilir Metën dhe as të bëjë thirrje për revolucion”, shprehet Patozi për Vizion Plus.

Sipas tij, opozita në rast se do që t’i fitojë këto zgjedhje duhet që të ketë target ndryshimin dhe përmes ndryshimit të arrijë edhe rotacionin.

LEXO EDHE:  Shqyrtohet kërkesa e PD dhe LSI/ Mblidhet Sekretariati i Kuvendit

“Që opozita të krijojë një front të madh antiopozitar duhet ta fillojë ndryshimin nga vetja, në rast se kjo nuk ndodh sipërmarrja e saj do të jetë shumë e vështirë në dobi të mazhorancës dhe Edi Ramës”, tha më tej Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    21 Shkurt, 2020 at 5:01 pm

    Ketu ska konflikt o klysh i rames,por kapje te kushtetueses nga maxhoranca me nje loje te piset

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta takon reporteren e PE dhe ngre alarmin/ Qëllimi i mazhorancës është rikthimi i diktaturës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot reporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos.

Sipas Metës, lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi sqaron konfliktet me Ramën/ “Ka qenë që i vogël harpagon”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i ftuar në “45 min uta” ku po diskutohet  tubimi i thirrur nga Meta me 2 mars, ka sqruar dhe konfliktet e herë pas hershme me kryeministrin Rama.

Me tone ironie Gjuzi u shpreh se Rama, ka lindur që i vogël harpagon, pra mizor dhe egoist.

“Rama është inteligjent, por Berisha i ka ikur, Basha i ka ikur, me dikë do merret në Parlament.

Ai e ka nisur sulmin ndal meje që kur ka ardhur në krye të bashkisë, por ka qenë që i vogël harpagon.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Miratohet Raporti përfundimtar i Venecias për Metën/ Balla i pranishëm në seancë

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama: Opozita si Esat Pashë Toptani, një mallkim që na ka ndjekur hap pas hapi

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Maliqi i kthehet Gjonajt: Karriera jote nga treshja Xhafa-Rama-Soreca

Publikuar

-

Nga

Deputetit Lefter Maliqi ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni për dorëheqje, dhe përgjigjes së kësaj të fundit.

Maliqi thotë se ekuilibri dhe karriera e Ministres Gjonaj është në sajë të treshes Xhafa-Rama-Soreca.

“Gjonaj krenare si pjese e frontit demokratik popullor te Reformes ne Drejtesi .Gjonaj front i Reformes se Xhafes katror Gonit te droges dhe Fatmirit eprorit te saj. S’keni pare gje akoma .Gjonaj qe sdrejton dot Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve pa nivel e me te shkuar te erret .Gjonaj cilson Meten pa ekuliber politik,pasi sipas saj boshti i ekulibrit politik dhe i karrieres se saj ,mqse nuk eshte as deputete ,mbetet treshja Xhafa i harruar,Rama i permalluar dhe Soreca i palestruar = Rilindje djallëzuar. S’keni pare gje akoma”, shkruan Maliqi.

Kujtojmë se sot presidenti Meta hodhi sot akuza mbi ministren Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Meta dënon sulmin ndaj prokurorit/ Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama: Opozita si Esat Pashë Toptani, një mallkim që na ka ndjekur hap pas hapi

Meta tha se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për ti përballur me drejtësinë si ish-ministre./CNA.al

LEXO TE PLOTE