LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ekzekuton” provat e 30 Qershorit

21 Shkurt 2020, 09:56, Politikë CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ekzekuton” provat e 30 Qershorit

Në 30 qershor 2019, Shqipëria mbajti zgjedhjet për pushtetin vendor, ku për herë të parë në historinë e demokracisë në vendin tonë, zgjedhjet u bojkotuan nga opozita.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një krizë e thellë politike, opozita kishte djegur mandatet e deputetëve dhe zhvilloi edhe disa protesta kundër qeverisë, të cilën e akuzon të ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Për zgjedhjet e 30 qershorit ka pasur një sërë akuzash nga opozita. Por, ndërkohë, sot mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e orës 12:00, pritet të miratojë vendimin për ?mënyrën e asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019.??

Pra, me këtë vendim KQZ ?ekzekuton? çdo provë dhe çdo gjurmë, për çdo lloj manipulimi, që mund të jetë bërë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Të vetmet dokumente që do të ngelin janë procesverbalet, të cilat pa fletët e votimit, nuk përbëjnë më asnjë provë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga