Connect with Us

“Ish ministri socialist mbështet protestën e 2 marsit”/ Meta: Kam shumë vërejtje për veten në të kaluarën

Politikë

“Ish ministri socialist mbështet protestën e 2 marsit”/ Meta: Kam shumë vërejtje për veten në të kaluarën

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish ministrin socialist Elmaz Sherifi, për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Meta shpehet se përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën “e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.”

“E falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre! Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë! Mirësevini të gjithë në 2 mars”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Protesta e 2 marsit/ Andi Përmeti: Presidenti po luan të gjitha kartat për tu bërë lider i opozitës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar protestë në 2 Mars.

Sa i përket qëndrimit në lidhje me kërkesën e Presidentit që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen, ai tha se sipas tij është një luftë për pushtet.

“Nuk kam qëndrim të detajuar, sepse më duket qartazi luftë e të njëjtit lloj për pushtet. Janë dy individë që u bënë bashkë për Fatos Nanon. Edi Rama kërkonte në 2011 të rrëzonte Metin, sot është Meta, unë shpresoj të rrëhohen të dy”, u shpreh Përmeti në studion e Abc News.

Më tej Përmeti tha se presidenti ka interes të shkarkohet, por po luan të gjitha kartat për tu bërë një lider i ri i opozitës.

LEXO EDHE:  Votimi në Maqedoni i ligjit për gjuhën shqipe/ Meta: Akt i rëndësishëm historik

LEXO EDHE:  Marrëveshja e detit/ Ngjela: Meta është duke gabuar, nuk kemi asgjë të faktuar

“Po kërkon të bëjë atë që nuk bëri dot kryetari i PD. Unë si jurist them se Presidenti nuk ka tagër të thërrasë protesta”, shtoi Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir Meta do të eliminojë fizikisht Edi Ramën”/ Nuk përmbahet Manjani: Na ndotët trutë!

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zhurmën mediatike që po bëhet për presidentin Meta për sjelljen dhe deklarimet e tij publike.

Sipas Manjanit të gjithë ata që e kritikojnë, në thelb e pranojnë që Kushtetuta është shkelur.

“Thelbi i problemit, pra dhunimi i Kushtetutës për të legalizuar caktimin e Arta Vorbsit në Gjykatën Kushtetuese, nuk konstestohet nga askush!

E gjithë kritika dhe zhurma mediatike bëhet për Metën, për sjelljen dhe deklarimet e Tij publike. E gjithë kritika ndaj Tij thotë:
– ” ska kompetencë”,
– ” nuk sillet si President”,
– ” ka frikë”,
– ” e ka lëvizje politike”
– ” po konkuron me Lulin”
– ” ka probleme mendore”,
Madje edhe ” do të eleminojë fizikisht Ramën”…

Pra të gjithë ata që e kritikojnë, në thelb e pranojnë që Kushtetuta është shkelur, por për inat të Metës…

LEXO EDHE:  Meta nuk ndal “luftën” ndaj Ramës/ “Do ta çoj deri në Bruksel”

LEXO EDHE:  HUMOR/Ilir Meta transportohet në urgjencë...

Pra po t’u heqësh Metën nga argumenti, u hiqet rroga, buka/çorba e gojës..

Pffffffff…! Na ndotën trutë!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bllokimi i tragetit me mbetje toksike/ Klosi: Informacioni erdhi nga qytetarët, po hetohet

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas operacionit ku u godit rrjeti i trafikut të mbetjeve të rrezikshme në Vlorë, ka ardhur dhe reagimi ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

“Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të strukturuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga më pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bejmë ne për të vazhduar në mënyrë të fortë moratoriumin e mbetjeve te rrezikshme në vendin tonë, ishte nje operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strukturat përfshirë gjërësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem.

Informacioni erdhi nga qytetarë dhe u veprua nga institucione shtetërore.

LEXO EDHE:  HUMOR/Ilir Meta transportohet në urgjencë…

LEXO EDHE:  Me qetësi dhe dashuri/ Rama ironizon me Metën: Ma mësoi mua por...

Do doja shumë që kushdo qytetar që verifikon një shkelje të trajtimit të mbetjeve urbane të asaj cfarë tashmë është dhe një vepër penale një krim mjedisor të informojnë strukturat e rendit strukturat mjedisore dhe strukturat që kan të bëjnë me platformat e bashkëqeverisjes që është komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët”, tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE