Connect with Us

Grabitja e 3500 eurove në një banesë në Sarandë/ Policia jep informacion zyrtar

Kronika

Grabitja e 3500 eurove në një banesë në Sarandë/ Policia jep informacion zyrtar

Publikuar

-

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë të këtij qyteti.

Sipas policisë, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Grabitja në Tepelenë/ Zbardhen detaje të reja

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nuk iu bind dhe dhunoi policin e rrugores/ Pranga 33 vjeçarit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 33 vjeçar ka përfunuar në prangat e policisë pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Grabitje në një fshat të Tiranës, dhunohet e moshuara

LEXO EDHE:  "Maskat" marrin kasafortën/ Grabitet banesa e biznesmenit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ultimatumi i OFL-së/ Kush janë dy “të fortët” në shënjestër

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e pasurisë dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

OFL iu ka dhënë “ultimatum” personave të mësipërm, që brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh?/ “Bum” grabitjesh në Tiranë

LEXO EDHE:  "Maskat" marrin kasafortën/ Grabitet banesa e biznesmenit

“Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.”-thuhet më tej në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detajet e operacionit të zhvilluar gjatë natës në disa qytetet, kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në një deklaratë për mediat, Veliu bëri të ditur se janë arestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

“Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.

Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme që sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.”-tha Veliu.

Po ashtu, Veliu tha se u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër.

“Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat, në Tiranë u arrit të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet.

LEXO EDHE:  “Maskat” marrin kasafortën/ Grabitet banesa e biznesmenit

LEXO EDHE:  Shkoi për të pushuar në Ksamil/ Turistit kosovar i ndodh “gjëma”

Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.

Janë arrestuar edhe menaxheret e grumbullimit dhe transportimit të lekëve nga pikat, konkretisht shtetasit: T. A., E. M., S. B., E. F. dhe N. E., menaxherë të pikave në Tiranë dhe A. N., menaxher në Durrës.

Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Në Korçë janë arrestuar 9 persona dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milion lekë të vjetra.

Në Elbasan janë arrestuar 7 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Durrës janë arrestuar 5 persona dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Berat janë arrestuar 4 persona, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Fier janë arrestuar 3 persona dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra.

Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona.

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Ky operacion është në vijim dhe në qarqet e tjera të vendit, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitet të paligjshëm  të lojërave të fatit.”-deklaroi Ardi Veliu.

LEXO TE PLOTE