LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

21 Shkurt 2020, 07:35, Blog CNA
Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-të i Berlinales së sivjetshme. Kosova përfaqësohet me ?Ekzil? i Visar Morinës.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë. Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.

Fillim i trishtuar

Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është ?për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.?

Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë  botërore.

Priten yje 

Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver

Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t?i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.

Zgjim Terziqi në Berlinale Talents 

Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, ?2000-një odise paslufte?, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.

Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  së Kosovës me titullin ?Kosova ? Bukuria e Virgjër? që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh./ DW

Lajmet e fundit nga