Connect with Us

“Data 2 mars është një mesazh”/ Luan Rama: Të bashkohemi kundër klanit mafioz

Politikë

“Data 2 mars është një mesazh”/ Luan Rama: Të bashkohemi kundër klanit mafioz

Publikuar

-

Situata në Kakavijë/ Luan Rama: Qëndrim kriminal i qeverisë, qytetarët u tallën dhe u poshtëruan

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera akuzoi mazhorancën se po bën përpjekje kriminale për të rëmbyer kompetencat e Presidentit.

“Përpjekja kriminale për kapjen e shtetit përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës me synim gjithë pushtetin sovjetëve, në fakt është njëra prej shfaqjeve apo njëri prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit dhe meqë po flasim për grushtin e shtetit le ta kuptojnë dhe ata pseudo-juristë që duke menduar se duke u hequr si budallenj mund të amnistohen publikisht.”-tha Luan Rama.

Më tej, ndërsa foli me të njëjtën gjuhë me presidentin Meta, Luan Rama theksoi se “Grusht shteti nuk do të thotë vetëm kur dalin tanket e ushtrisë në rrugë dhe i kundërvihen pushtetit, kur i kundërvihen qeverisë apo vetëm kur dalin protestues të komanduar në rrugë dhe sulmojnë për të rrëzuar qeverinë, por grusht shteti në kuptimin e të gjitha manualeve politik është edhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e një pushteti tjetër. Grusht Shteti është edhe kur me ligje antikushtetuese vidhen kompetencat e një pushteti tjetër apo të një autoriteti tjetër kushtetues siç po ndodh në Shqipëri.”

Luan Rama reagoi edhe në lidhje me deklaratat e mazhorancës, të cilët shprehen se si mund të bëjë qeveri grush shtetit kundër vetes.

“Këta që thonë se si mundet që qeveria të bëjë grusht shteti ndaj vetvetes, harrojnë që pushteti i drejtësisë nuk është ligjërisht dhe në aspektin kushtetues, bazuar edhe në Reformën në Drejtësi, një autoritet apo një pushtet brenda në qeveri. Pikërisht për këtë arsye, klani kriminal e mafioz dhe klani i trafikantëve dhe i falsifikatorëve të dokumenteve zyrtare synon, që përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të presidentit të Republikës, të kapë dhe të privatizojë çdo institucion të organeve qeverisëse të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Meta në analizën e strukturave të LSI në Durrës

Ky është thelbi i kësaj që po ndodh dhe dokumentet e fundit që janë bërë të njohura dhe janë publikuar edhe nga Presidenti i Republikës, janë gjithashtu jo vetëm prova e përpjekjeve kriminale të falsifikatorëve për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të të gjitha institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht janë edhe prova përballë organit të Prokurorisë, e cila duhet të dëshmojë jo vetëm integritet, por dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe për të rikthyer besimin tek qytetarët shqiptar.”-tha Luan Rama.

Gjithashtu, ai iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Meta.

“Prandaj, duke marr shkas nga gjithë kjo situatë, ajo çfarë është e rëndësishme dhe duhet të kenë parasysh të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj përpjekje kriminale lidhet me mesazhin shumë të thjeshtë që dha përpara disa ditësh edhe vetë Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, e cila kërkoi maturi, përgjegjshmëri dhe respektim të institucioneve në vend. Respektimi i institucioneve do të thotë pikë së pari respektim i kushtetutës. Do të thotë respektimi i autoriteteve kushtetuese bazuar në tagrat që i jep ligji themeltar i shtetit dhe mbi të gjitha, respektim i interesave të vendit, respektim i interesave europiane të Shqipërisë. Prandaj data 2 mars është një datë mesazh. Është një datë apel për tu bërë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje, kundër klanit kriminal, kundër klanit mafioz dhe kundër falsifikatorëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shkelur kushtetutën dhe në shkelje të kushtetutës për të vjedhur autoritetet kushtetuese të Presidentit të Republikës”-deklaroi Luan Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend ligjin për lojërat e fatit/ Ish-ministri i Ramës në krah të Metës  

LEXO EDHE:  Meta bëhet qesharak/ Basha tallet me artistët

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE