Connect with Us

Balla i përgjigjet Metës/ Rruga europiane e Shqipërisë nuk pengohet për interesa personale

Politikë

Balla i përgjigjet Metës/ Rruga europiane e Shqipërisë nuk pengohet për interesa personale

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sot në lidhje me tubimin e 2 marsit, i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, Balla theksoi se rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga kapriçot personale të asnjë individi apo politikani.

“Rruga europiane nuk mund të pengohet nga kapriçot personale të asnjë individi apo politikani. Rruga europiane është më e sigurtë se kurrë.  Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, që para 2013 ishte i pamundur/ Edhe pse brenda BE ka shumë divergjenca që lidhen me të ardhmen auropiane, kur vetë BE ka vendosur të thirrë një konferencë që do të vendosë për të ardhmen e saj, BE është e qartë se edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do jenë pjesë e kësaj konference”-tha Balla.

LEXO EDHE:  Basha: Shqiptarët po jetojnë ditë depresioni

Më tej, ai shigjetoi presidentin Meta, ndërsa theksoi se “Ka politikanë apo individë që duhet ta kuptojë se halli personal nuk mund të vendoset mbi aspiratën historike për integrimin në BE”.

Sa i takon deklaratave të Metës, për të ashtuquajturin grusht shteti nga ana e mazhorancës, Balla i cilësoi si histori idioteske.

“Mos harxhoni më kohë kot me transmetime pa fund histori idiotesk,e grushte e mos grushte shteti, vëmendja e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë pikë së pari tek rindërtimi”.

Po ashtu, Balla ka ironizuar presidentin, për të cilin tha se po merr rolin e opozitarit.

“Ilir Meta mund të marrë pjesë lirisht edhe në tryezat që Lulzim Basha organizon me opozitën brenda në selisë e PD, kjo është çështje e tyre”-tha Balla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ekzekuton” provat e 30 Qershorit

Publikuar

-

Nga

Në 30 qershor 2019, Shqipëria mbajti zgjedhjet për pushtetin vendor, ku për herë të parë në historinë e demokracisë në vendin tonë, zgjedhjet u bojkotuan nga opozita.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një krizë e thellë politike, opozita kishte djegur mandatet e deputetëve dhe zhvilloi edhe disa protesta kundër qeverisë, të cilën e akuzon të ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Për zgjedhjet e 30 qershorit ka pasur një sërë akuzash nga opozita. Por, ndërkohë, sot mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e orës 12:00, pritet të miratojë vendimin për “mënyrën e asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019.”​

Pra, me këtë vendim KQZ “ekzekuton” çdo provë dhe çdo gjurmë, për çdo lloj manipulimi, që mund të jetë bërë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Ruçi i përgjigjet Bashës

LEXO EDHE:  Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ SHBA sjell dokumentet që fundosin kreun e PD-së

Të vetmet dokumente që do të ngelin janë procesverbalet, të cilat pa fletët e votimit, nuk përbëjnë më asnjë provë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si e vrau Kushtetutën klasa politike

Publikuar

-

Nga

Lufta politike në emër dhe për llogari të Kushtetutës, është luks!

Është niveli më i lartë i debatit dhe mendimit politik. Në këto beteja, të gjitha palët nxjerrin ajkën e politikanëve dhe të shkollimit politik.

Është privilegj për çdo jurist që ka fituar titullin si konstitucionalist, që të thirret në këto debate dhe opinioni publik ka rastin të edukohet nga ligjërimi publik mbi Kushtetutën.

Debati mbi kushtetutën kudo ku ka ndodhur ka prodhuar shkollën e mendimit politik dhe të konstitucionalizmit.

Sot pak kush e kujton ligjërimin kushtetues të presidentit të Italisë, kur ai refuzoi t’i jepte mandatin e krijimit të qeverisë, një përfaqësuesi që rrezikonte seriozisht shkeljen e Kushtetutës italiane.

Presidenti i Italisë e bëri sepse kuptonte çfarë po thoshte dhe toni i zërit të tij tregonte se fjalët përpara se të përcilleshin nga truri drejt gjuhës, kalonin nga zemra. Presidenti i Italisë artikuloi si shtetar dhe si konstitucionalist mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj kur foli ai gjithë kombi heshti dhe dëgjoi veç atë dhe rrahjet e zemrës.

Kjo është Kushtetuta!

Por c’ndodh këtu?

Në një debat të nisur gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kur presidenti nxori atë që quajti dekret për anulimin e datës së zgjedhjeve, mazhoranca artikuloi dhe zbardhi mbrojtjen e Kushtetutës.

Në atë kohe konstitucionalistë argumentuan drejtësinë e veprimeve të mazhorancës dhe shkeljet flagrante të Presidentit.

Mazhoranca në atë rast ishte nga ana e Kushtetutës dhe opinioni publik e kuptoi këtë.

Më pas lufta politike u intensifikua dhe me kohë, roli i mbrojtesit të Kushtetutës vijoi të kalonte sa tek njëra palë tek tjetra.

Maxhoranca vijoi me një liste nismash ligjore haptazi antikushtetuese, ndaj presidenti kaloi në rolin e mbrojtësit të Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Basha mesazh të fortë Ramës/ Ktheju mandatin qytetarëve, mos mbaj peng vendin

LEXO EDHE:  Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ SHBA sjell dokumentet që fundosin kreun e PD-së

Presidenti vijoi betejën e tij që u reklamua si në mbrojtje të Kushtetutës, por midis kthimeve të  ligjeve, kishte dhe nga ato që ishin të papajisura me referenca të dispozitave kushtetuese të shpallura si të mbrojtura prej tij.

Presidenti nxori një dekret të ri për zgjedhjet dhe menjëherë topi i mbrojtësit të Kushtetutës kaloi prap nga mazhoranca.

Maxhoranca intensifikoi hartimin dhe miratimin e ligjeve me kundërshti të rënda jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me të drejta themelore dhe parime universale dhe sërish roli i mbrojtesit të Kushtetutes i kaloi presidentit.

Në gjithë këtë ping-pong që për shkak se është bërë i neveritshëm s’mund të jetë debat kushtetues, e vetmja që vuan është Kushtetuta.

Niveli bastard i debatit politik ku palët ndërrojnë vendet me njëra-tjetren, ka sjellë edhe pasojen e logjikshme. Sot asnjë konstitucionalist nuk po përfshihet dot më në këtë diskurs.

Askush sot nuk po mbron më Kushtetutën. Secila nga palët po bën betejën e vet politike, here duke shkelur mbi Kushtetutë e herë duke u fshehur pas Kushtetutës.

Sot Kushtetuta është një copë letër e zhgërryer dhe e llangosur. Ndaj nuk përben më armë për asnjërën palë.

Politika në këtë vend arriti të pamundurën! Zhvleftësoi Kushtetutën.

Nëse ka një gjë që e kanë bërë bashke, si organizatë kriminale është veprimtaria sistematike e klasës politike aktuale për zhbërjen dhe zhvlerësimin e Kushtetutës.

Ndaj ti vënë një emër tjeter debatit të sotem pasi ka humbur luksin të quhet debat për Kushtetutën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë/ Ku shkuan 260 milionë dollarë?

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Teliti tha se dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar.

Sipas Telitit, buxhetit i mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënis së  konsumit, ndërsa treguesi i vetëm me rritje është luksi i qeverisë së Edi Ramës.

“Edi Rama i genjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet,  duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.

Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.”-tha Dorian Teliti.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Tabaku: Nuk i marrim leje policisë

LEXO EDHE:  Vettingu në polici/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës

Më tej, ai theksoi se analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.

“Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, tvsh-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.

Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverine e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.”-u shpreh Dorian Teliti.

LEXO TE PLOTE