LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni i policisë gjatë natës/ Shkon në 184 numri i të shoqëruarve në të gjithë vendin

21 Shkurt 2020, 07:50, Kronika CNA
Aksioni i policisë gjatë natës/ Shkon në 184 numri i të

Gjatë natës që lamë pas, janë zhvilluar aksione kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në disa qytete, si Tirana, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri, Shkodra, Korça, Pogradeci dhe qytete të tjera.

Mësohet se aksioni blic është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik, dhe ka zgjatur deri në orët e para të ditës së sotme.

Nga këto kontrolle, bëhet e ditur se 100 persona janë shoqëruar në Elbasan, 20 në Tiranë dhe 64 në Durrës duke e dërguar në total numrin deri tani në 184.

Po ashtu, efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojra fati përmes telefonit.

Lajmet e fundit nga