LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë”/ Zhupa vë “me shpatulla pas murit" Veliajn

21 Shkurt 2020, 19:32, Politikë CNA
“450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë”/

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar sërish kryebashkuakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili sipas saj, i ka dhënë 450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafës)!

?Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania ?SON Engineering & Construction? merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesinë me rrethin shoqëror të Veliajt.
Kjo kompani që denoncojnë qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tiranë ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë?, shkruan Zhupa.

Sipas saj, ?mjafton një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale për te kuptuar që grupi shoqëror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fugës (drejtor i Ramës dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanisë) nuk është i fshehur por tejet kompakt edhe publik. ?

?Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i përket një rrethi shoqëror që frekuenton edhe Veliaj vetë.
Pyetjet që Veliaj duhet të pergjigjet para qytetarëve të Tiranës janë:
1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tënd dhe rrethin tend shoqëror në marrjen e tenderave të Bashkisë Tiranë?
2. Pse tenderat që fiton Bejleri duken qartë me konkurencë fiktive? A kanë qenë ato të paracaktuara?
3. A ndan pjesë të shumës së tenderave me drejtorin tënd apo me ty?
Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV??, shkruan më tej Zhupa./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga