Connect with Us

Video/ Truprojat e Ramës nxjerrin jasht me dhunë studentin që i prishi fjalimin

Politikë

Video/ Truprojat e Ramës nxjerrin jasht me dhunë studentin që i prishi fjalimin

Publikuar

-

Kryeministri Rama është përballur me një situatë aspak të këndëshme pasditen e sotme teksa mbante fjalimimin në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë.

Nga salla, një student ka protestuar kundër largimeve masive, ndërsa nuk kanë munguar dhe thirrjet “Rama ik”.

Rama u kundërpërgjigj duke e ofenduar, ndërsa kërkoi ta marrin dhe ti japin recetën e duhur.

Por duket se situata nuk është mbyllur me kaq. Në videon e mëposhtme shihet se si truprojat e kryeministrit e nxjerrin jashtë nga salla me dhunë studentin.

LEXO EDHE:  Enno Bozdo zgjidhet arbiter në ndeshjet e basketbollit të Ramës

Në video degjohet dhe se si i riu thotë: “A e dini që ata që arsimohen sot janë vetëm të pasurit. Diplomën e duan si bileta për arratisje….”

Shikoni si zhvillon takimin me studentet Edvin Kristaq Hajduti! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 20. Februar 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mijëra mesazhe inkurajuese”/ Meta përsërit thirrjen: Bashkë në 2 Mars!

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta thotë se ka marrë mijëra mesazhe inkurajuese nga shqiptarët në rrjetet sociale.

Ai shpreh falenderime për çdo mesazh që ka marrë duke rikujtuar edhe njëhërë thirrjen për 2 marsin.

“Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale!
Bashkë në 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!
Bashkë kundër grushtit të shtetit!
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë në Besëlidhje!
Bashkë për Shqipërinë”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fakte monstruoze që ulërijnë”/ LSI del me kërkesën urgjente për SPAK

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pasditen e sotme të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën.

Për ish kreun e LSI-së, Petrit Vasili dokumentet e publikuara nga Meta, janë një dëshmi e rëndë e kapjes së shtetit, ndërsa kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të SPAK.

“Fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja! (Dokumente)
Dokumentet e publikuara nga presidenti janë një dëshmi shumë e rëndë e kapjes monstruoze të shtetit si kurrë ndonjëherë në këto tridhjete vite pluralizëm.
Ku është prokuroria dhe policia???

Ku janë fshehur?
Ku është SPAK?
Apo po kërkon se ku do ta degdisë dosjen.
Apo presin urdhrat e Edi Ramës.
Apo po kërkojnë ndonjë fshatar ta arrestojnë se ka bërë ndonjë mur pa leje dhe ta japin në 20 televizione dhe 200 portale sikur zunë armikun e shekullit.
Ndërsa horrave në parlament e ministri të drejtësisë, që e shndërruan shtetin në mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin.
Ku është pra reforma në drejtësi???
Turp.
Shihini provat ulëritëse (dokumente) të rrëmbimit të shtetit nga banditët e qeverisë.”, shkruan Vasili në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka ardhur koha për të çuar amanetin në vend”/ Rudina Hajdari paralajmëron lëvizje të reja

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka postuar një videomesazh ku thekson se 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.

Hajdari thekson se ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra.

Më tej ajo shkruan se sot i ka propozuar sot Kuvendit një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës

“29 vite më parë të drejtuar e frymëzuar nga lëvizja studentore, qytetarët shqiptarë rrëzuan një nga regjimet më të egra diktatoriale në botë.
Kjo është një ditë e cila duhet të mbetet e lartësuar në memorien e gjithsecilit prej nesh, por edhe e gdhendur në historinë e popullit shqiptar.
Një ditë që na tregon fuqinë e bashkimit mbi përçarjen, forcën e popullit mbi diktatorët, forcën e ideve mbi dhunën e terrorin.

Fatkeqësisht, 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.

Kemi dështuar në ndërtimin e një demokracie funksionale duke vazhduar të operojmë me një mentalitet drejtues gati diktatorial, i cili pasqyrohet që nga mënyra se si drejtohen partitë politike me grusht të hekurt nga kryetarët e deri te format aspak demokratike të qeverisjeve. Për këtë arsye unë kam luftuar, po luftoj dhe do luftoj pa kompromis për të demokratizuar vendin. Një nga mjetet për ta realizuar këtë është padyshim ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke ia dhënë fuqinë që sot kanë kryetarët, qytetarëve.

Së dyti, kemi dështuar të bëjmë një bilanc të plotë të asaj që ndodhi gjatë diktaturës dhe të ndëshkojmë përgjegjësit.
Ende sot, ish drejtues apo bashkëpunëtorë të rrezikshëm të regjimit e sigurimit vazhdojnë të jenë pjesë e vendimarrjes, duke minuar demokracinë.

Jam krenare që sot i kam propozuar Kuvendit dhe Këshillit Politik një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës, para se të konfirmohet si kandidaturë e zgjedhshme në çfarëdo posti publik.

LEXO EDHE:  “Edi Rama lëri përrallat”/ Kryeministrit i dështon propaganda, qytetarët e “nxjerrin zbuluar”

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Ja lëvizjet e përfolura pas drekës Rama-Meta

Ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra.
Ka ardhur koha për ta çuar amanetin e atyre që dhanë jetën për demokraci deri në fund.”/CNA.al

29 vite më parë të drejtuar e frymëzuar nga lëvizja studentore, qytetarët shqiptarë rrëzuan një nga regjimet më të egra diktatoriale në botë. Kjo është një ditë e cila duhet të mbetet e lartësuar në memorien e gjithsecilit prej nesh, por edhe e gdhendur në historinë e popullit shqiptar. Një ditë që na tregon fuqinë e bashkimit mbi përçarjen, forcën e popullit mbi diktatorët, forcën e ideve mbi dhunën e terrorin. Fatkeqësisht, 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.Kemi dështuar në ndërtimin e një demokracie funksionale duke vazhduar të operojmë me një mentalitet drejtues gati diktatorial, i cili pasqyrohet që nga mënyra se si drejtohen partitë politike me grusht të hekurt nga kryetarët e deri te format aspak demokratike të qeverisjeve. Për këtë arsye unë kam luftuar, po luftoj dhe do luftoj pa kompromis për të demokratizuar vendin. Një nga mjetet për ta realizuar këtë është padyshim ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke ia dhënë fuqinë që sot kanë kryetarët, qytetarëve.Së dyti, kemi dështuar të bëjmë një bilanc të plotë të asaj që ndodhi gjatë diktaturës dhe të ndëshkojmë përgjegjësit. Ende sot, ish drejtues apo bashkëpunëtorë të rrezikshëm të regjimit e sigurimit vazhdojnë të jenë pjesë e vendimarrjes, duke minuar demokracinë.Jam krenare që sot i kam propozuar Kuvendit dhe Këshillit Politik një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës, para se të konfirmohet si kandidaturë e zgjedhshme në çfarëdo posti publik.Ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra.Ka ardhur koha për ta çuar amanetin e atyre që dhanë jetën për demokraci deri në fund.

Gepostet von Rudina Hajdari am Donnerstag, 20. Februar 2020

LEXO TE PLOTE