Connect with Us

“Stop” denoncim për avokaten mashtruese të Otrantos/ Si grabiti Natasha Shehu pronën e familjes

Denoncim

“Stop” denoncim për avokaten mashtruese të Otrantos/ Si grabiti Natasha Shehu pronën e familjes

Publikuar

-

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e avokates së tragjedisë së Otrantos, Natasha Shehu, duke treguar, sesi kjo e fundit grabiti paratë e të afërmve të viktimave.

Sot motra e saj, Vasilika Shehu, denoncon Natashën dhe thotë se ajo ka grabitur edhe pronën e familjarëve në Sarandë, duke falsifikuar dokumentin e privatizimit të nënës së saj Dede Shehu, e duke e regjistruar në emrin e saj.

Një tjetër denoncim për Natasha Shehun vjen nga Genci Nako, i cili në 2001-shin i ka blerë Natasha Shehut taracën e katit të katërt me perspektivë për katin e 5-të. Genci e investoi katin e 5-të dhe e gëzoi apartamentin deri në 2017-ën.

Pas 16 vjetësh u rishfaq Natasha Shehu dhe me format e saj, arriti të hapte procese gjyqësore për të marrë truallin, por jo apartamentin e shitur. Megjithatë Natasha ka shkallmuar derën e Genci Nakos bashkë me partnerin e saj italian, duke marrë me forcë apartamentin, ndërsa për 3 vjet as prokuroria, as policia e Sarandës, nuk ka ndërhyrë.

LEXO EDHE:  Stop filmon prokurorin e korruptuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali në STOP-“Është mik i babait, s’më ka kërkuar seks…” / Avokati tenton të ndryshojë dëshminë

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego.

Një djalë tregoi, sesi dy profesorë të shkollës kishin marrëdhënie intime me të njëjtën nxënëse të mitur. Ndërsa një vajzë dëshmoi, sesi e prekte profesor Agroni në mënyrë të papërshtatshme.

Madje ajo tha, se profesor Agroni i kishte rregulluar një nxënëse një kolegut të tij, që quhej Vasil.

Në të njëjtën ditë, që “Stop” transmetonte dy dëshmitë e reja, avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshojë dëshminë.

Ai i thotë se do t’i tregojë vetë se çfarë të dëshmojë, ndërsa shton se duhet të pohojë se po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit.

Për këtë skandal kanë reaguar sërish organizatat e shoqërisë civile. CRCA/ECPAT  i kërkon kryeministrit të shkarkojë ministren e arsimit, duke dëgjuar këmbanat e alarmit, që “Stop” transmeton prej ditësh.

Shoku i vajzës-Ça po bën? Si kalove?

Avokati i Agron Begos –Si je?Avokat Niko Bega!

Avokati i Agron Begos-Tani për të hyrë në temë!

Shoku i vajzës-Më thuaj!

Avokati i Agron Begos-Unë jam Avokati i Agron Begos.

Shoku i vajzës-Ëëë… po!

Avokati i Agron Begos-Tani..i vajza, që ka bërë filmimin, ka nxjerrë emrin tënd.

Shoku i vajzës-E kam mikeshë, e kam shoqe.

Avokati i Agron Begos-Ke ndonjë ide, se si mund ta ndihmojmë? Se kam informacion, që ti ke ide kështu… kee…

Shoku i vajzës-Po ç’ide mor burrë?!

Avokati i Agron Begos – Ke fantazi… Atëherë po ta them unë, çfarë mund të përmirësojmë… Nëse XXX … vetëm XXX, jo ti… XXX do vij të deklarojë para oficerit të policisë gjyqësore, ose para një noteri, që shiko unë me Agronin kam marrëdhënie shumë të mira, sepse kanë një, dy, ja them unë, se ca duhet të thotë, një, dy, tre, katër… Dhe këto që ka thënë Agroni, realisht nuk janë kështu siç… Nuk janë kështu kështu siç është interpretuar… Por Agroni m’i ka thënë në këtë kontekst… babai im e ka mik dhe ky ka bërë çmos për mua… Nuk më ka kërkuar afera seksuale… kaq mo kaq… nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto, që i ka përmendur, i ka përmendur në konfidencë… Kaq mo! Mbyllet historia… Tani ne kemi mundësi t’i zvogëlojmë gjërat. Mua një deklaratë e kësaj dreqit… eeee XXX më mbyll shumë kyçe për Agronin… Kupton? Gjërat zvogëlohen dhe ne kërkojmë pushimin e çështjes. Kupton? Dhe nuk bëhet gjyq fare, nuk vjen asnjeri nga ju më në gjyq… Shiko! Synimi im, qëllimi im është të dali Agroni i pafajshëm. Nuk më interesojnë të tjerat fare… fare o absolutisht! Fol me Avokatin e Agron Begos thuaj, të Agronit, që gjërat mos të zmadhohen, se Avokati i Agron Begos ka në dorë, që t’i grumbullojë gjërat tak në një dorë dhe pap- pap-pap… e kupton? Që mos të përhapen, se po qe se do përhapen gjërat, s’di se ku merr ajo… se kyçi kryesor është XXX.

LEXO EDHE:  Stop/ Kryebashkiaku i Pustecit i ndaluar në Maqedoni, Bashkia thotë se ka marrë lejen e zakonshme

LEXO EDHE:  Vjedhja me ligj e deputetëve/ “Stop” i bën jehonë investigimit të CNA.al

Shoku i vajzës- Po ajo është!

Avokati i Agron Begos-Ajo është autori kryesor. Atëherë, në qoftë se unë i marr një dëshmi XXX, thjesht XXX të thotë, që: Shiko, unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe ashtu e kështu, kaq mbaroi filmi për të gjithë.

Shoku i vajzës – Ça thua, mo burrë?!

Avokati i Agron Begos- Dhe në aspektin… aspektin e etikës, që ka përdorur ato fjalë Agroni, pastaj le të marrë masë shkolla, siç mori në fakt.

Shoku i vajzës- Ça i bënë, ore?

Avokati i Agron Begos –Po e hoqën nga puna.

Shoku i vajzës– E përjashtuan, e hoqën?

Avokati i Agron Begos –Po pra! /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Rrogat e ushtarakëve dhe mjekëve në Kosovë, dy herë më të larta se në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon rrogat e ulëta të ushtarakëve dhe mjekëve në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se rrogat e ushtarakëve dhe të mjekëve në Kosovë janë dy herë më të larta sesa rrogat në vendin tonë.

Sipas tij, shtatë vite më parë rrogat në Shqipëri ishin më të larta se sa në 7 vende të rajonit konkretisht në Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoni të Veriut, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Ish-lideri i demokratëve pretendon se me politikën e spastrimit etnik të shqiptarëve nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama bllokoi për 7 vite rritjen e rrogave.

LEXO EDHE:  Gruaja rrëfehet në “Stop”/ Kam ardhur e sakatuar, burri më dhunon

LEXO EDHE:  Stop filmon prokurorin e korruptuar

Berisha deklaron se shqiptarët kanë rroga më të ulëta se të gjitha vendet e rajonit dhe marrin 15% më pak krahasuar me çmimet e 7 viteve më parë.

Ish-kryeministri ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili tregon se sa paguhen Forcat e Sigurisë së Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dëshmia shokuese e nxënëses në Fier/ “Bego ‘i bëri’ shoqen time Vasilit, mua më prekte në pjesët intime”

Publikuar

-

Nga

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike të shkollës në Fier.

Emisioni “Stop” transmeton me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë.

Dëshmia e dytë vjen nga vajzë e cila është ngacmuar nga pedagogu në fjalë. Po ashtu, ajo tregon edhe rastin e një tjetër nxënëseje në klasën e saj, që Bego është bërë “shkesë” për lidhjen intime të saj me një kolegun e tij.

Dëshmia e vajzës:

Nxënësja-Unë kam qenë studente e shkollës “Jakov Xoxa”. Kam bërë 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme atje. Në 9-vjeçare kam qenë për xxxx dhe nuk kam patur asnjë lidhje me profesor Agronin. Ka qenë profesori i parë, në fakt, që kam takuar atje  ditën që jam regjistruar në klasë të 6-të dhe më ka thënë që ka qenë një privilegj për atë që të më kishte mua nxënësen e tij. Në vit të parë ishte dëshira ime të kaloja për Kanto dhe profesor Agron Bego ishte pedagogu i kësaj dege.

Saimiri-Kantos atje në lice?

Nxënësja-Po! Edhe që në ditët dhe në javët e para të shkollës, profesori na pyeste me pyetje të çuditshme, nëse kishim të dashur, nëse kishim kryer ndonjëherë marrëdhënie  seksuale.

Saimiri-Domethënë siç doli në rastin e transmetimit?

Nxënësja-Po! Nga mesi i vitit, arriti situata deri aty sa edhe na prekte, duke qenë se ne merreshim me Kanto, duhet të kishim të zhvilluar diafragmën, që ndodhet në bark. Mendonte se na kontrollonte diafragmën dhe na prekte në zonat intime.

Saimiri-Domethënë që të jemi të qartë… profesori ju prekte…

Nxënësja-Po! Po, edhe më sipër.

Saimiri-Me ju e ka bërë?

Nxënësja-Po!

LEXO EDHE:  “STOP” sjell skandalin e drejtueses së Përmbarimit Lushnjë/ Shkarkohet Luiza Gjergjova

LEXO EDHE:  Vjedhja me ligj e deputetëve/ “Stop” i bën jehonë investigimit të CNA.al

Saimiri-Si reaguat?

Nxënësja-Nuk pata mundësi të bëja ndonjë reagim, sepse isha vetëm me profesorin në klasë dhe… kisha frikë. Por, që pas asaj dite dhe 2 vite të tjera të shkollës, nuk shkova në mësim. Vitin e parë dhe vitin e dytë bëra shumë mungesa në orën e Kantos. Kur shkoja, shkoja e shoqëruar, por profesori na thoshte gjithmonë të shkonim vetëm, se gjoja shoqet nuk na linin të përqendroheshim në orën e mësimit.

Saimiri-Ju merrte secilën vetëm me idenë që të mos shpërqendroheshit?

Nxënësja-Në vit të tretë pastaj vendosa që të vazhdoja shkollën e lartë në Akademinë e Arteve dhe u lidha me një profesore në Tiranë dhe shumë rrallë e takoja profesor Agronin. Por, edhe kur e takoja, ai përsëri na bënte pyetje të çuditshme nëse kishim gjetur ndonjë të dashur.

Saimiri-Ju e njihnit atë? Kishit, familja ose… njiheshit apo jo?

Nxënësja-Po, familja ime njihej me profesorin.

Saimiri-Këtë dëshmi që sapo dhe, je e gatshme ta japësh para organeve të tjera?

Nxënësja-Po! Jam e gatshme!

Saimiri-Ka qenë vetëm profesor Agroni?

Nxënësja-Ka edhe profesorë të tjerë.

Saimiri-Mendon që janë të lidhur? Rakordojnë veprimet me njëri-tjetrin, apo secili….?

Nxënësja– Po, sepse në fakt kam patur një shoqen time, që profesor Agroni e kishte lidhur me një profesor tjetër.

Saimiri-E kishte lidhur profesor Agroni me një tjetër?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Pra ishte bërë “shkesi”?

Nxënësja-Po!

Saimiri-E vërtetë kjo?

Nxënësja-Po!

Saimiri-E kishe në klasë këtë vajzën?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Kundrejt çfarë, domethënë çfarë i ofruan vajzës, apo e gjetën të dobët dhe…

Nxënësja-Nuk e di! Unë nuk  mendoj se ajo ishte e dobët, se ajo ishte shumë e mirë në degën e Kantos.

Saimiri-Mund të ma thuash emrin e pedagogut tjetër?

Nxënësja-Vasil! /Tv Klan

LEXO TE PLOTE