Connect with Us

“Shqiptarët nuk i blen dot”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Ramën: Do të takohemi

Politikë

“Shqiptarët nuk i blen dot”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Ramën: Do të takohemi

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me largimin e kryeministrit Edi Rama nga studio e një televizioni, me pretendimin se vajza e tij kishte ditëlindjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se Rama e ka për detyrë të përgjigjet para gazetarëve dhe para qytetarëve, pasi pushtetin nuk e mori nga Zoti.

“Kryeminister qe iken nga studio e debatit vetem ky i sotmi ka qene ne 30 vjet! Kush eshte ky qe nuk u pergjigjet gazetareve? Cfare e di veten ky kryeminister qe nuk jep llogari per qeverisjen? Kush ja ka dhene mandatin, Zoti si ne mesjete, apo pushka si ne diktature? Me cfare te drejte sillet si pronar i Shqiperise qe merr pronat, taksat dhe ja jep kujt te doje dhe ngre dhe zerin kur i kerkojne llogari?”-shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  HEC-et në Kanionet e Osumit/ Reagon kryeministri: Ja çfarë do të ndodhë

Më tej, Kulluri bën një paralajmërim të fortë për Ramën, ndërsa thekson se ky mund të blejë kë të dojë në media apo opozitë, por shqiptarët nuk i blen dot.

“Ky mund te bleje ke te doje ne opozite apo ne media, por shqiptaret nuk i blen dot! Rruget e demokracise jane te pafundme dhe nuk i kane ne dore as ky qe sillet si shef rregjimi e as ai qe struket pas cdo beteje!
Lirine e garanton vota dhe vullneti i lire! Do takohemi tek kutite e votimit sado qe ky ben “trimin” dhe tjetri “strucin”!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. ben

    20 Shkurt, 2020 at 2:12 pm

    Sa idiot je mer Kullur.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk më pëlqen marrëveshja”/ Rama i prerë: Nuk dua që ta rrëzojmë, s’e bëmë me zor

Publikuar

-

Nga

Marrëveshje të fshehtë me Bashën?/ Rama: Ndihem shumë i keqardhur

Kryeministri Edi Rama ka folur sot para gazetarëve për “ngërçin” politik lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Rama theskoi se nuk do që kjo marrëveshje të rrëzohet pavarëissht se nuk i pëlqen.

“Nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje dhe pse ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen. Por ky është një proces ku unë i pari flas për të tjerët dhe PS që ndërvepron me të të tjerë, duhet të japim shembullin tonë. Ne nuk na pëlqen marrëveshja, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Lulzim Basha thotë që e bëmë më zor, nuk e bëmë me zor”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja është prishur”/ Rama i përgjigjet Bashës: Ka një mënyrë nëse do…

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja është prishur”/ Rama i përgjigjet Bashës: Ka një mënyrë nëse do...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka thënë se marrëveshja e 5 qershorit është prishur.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se nëse Basha thotë se marrëveshja është prishur, ka një mënyrë të thjeshtë për ta provuar.

“Nëse Lulzim Basha mendon se marëveshja është hedhur në kosh nëse nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë të thjeshtë për të provuar, ta heqë…

Të depolitizojë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe dy tre ndryshime të tjera që ne i donim, ata nuk i donin dhe unë mendoj se do ti bëjmë mirë vendit, do ti bëjmë mirë zgjedhjeve”-tha Rama.

LEXO EDHE:  “Ekonomia në krizë”/ Rama pranon dështimin?

LEXO EDHE:  Masat për koronavirusin/ Rama zbulon se ku do të ngrihet karantina

Më tej, ai theksoi se “Marrëveshja është aty dhe ne do ta mbështesim deri në fund e do bëjmë çmos ta votojmë edhe me konsensusin e opozitës parlamentare, e cila për fat të keq ka huqet e shpisë ku është rritur dhe të disa kioskave aty rrotull”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hiqni dorë nga ndryshimi i Kushtetutës”/ Rama nuk i kursehet nënkryetarit të CDU/CSU: Deklarim zhgënjyes!

Publikuar

-

Nga

Rama feston ditëlindjen në një datë me SHBA-të/ Qytetarët ”e mbysin” me komente

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qendrimin e nënkryetarit të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan Wadephul i cili u shpreh se ndryshimi në Kushtetutë për ndalimin e formimit të koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve, asgjëson marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Rama e ka cilësuar zhgënjyes, të nxituar dhe të zhbalancuar reagimin e Ëadephul

“Deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional, i zhbalancuar në planin sovjetik. Wadephul është një mik i mirë i Bashës dhe i imi. E çmoj shumë përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politke. Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë.
Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht ta ndalojë parlamentin të shkojë përtej saj duke demokratizuar më tej zgjedhjet. Në planin etik ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar por me fakte”,u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE