LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Ministri maqedonas jep detaje: Në shtetin tonë u konfiskua vetëm një kilogram

20 Shkurt 2020, 12:51, Kronika CNA
Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë/ Ministri maqedonas jep detaje: Në

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Naqe Çulev ka reaguar pas operacionit ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë nisur nga Kolumbia me destinacion Maqedoninë.

Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

Naqe Çulev deklaroi se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë. Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policor.
?Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës?, tha Çulev

Sipas tij, pjesa më e madhe është kapur në një shtet tjeter ku ka kaluar kjo maune, por pa e specifikuar se për cilin vend bëhet fjalë.

?Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat?, u shpreh Çulev./CNA.al

Lajmet e fundit nga