Connect with Us

Rudina Dembacaj nuk përmbahet/ Publikon foto me Mark Frrokun duke u puthur në publik

Lajme

Rudina Dembacaj nuk përmbahet/ Publikon foto me Mark Frrokun duke u puthur në publik

Publikuar

-

Muajt e fundit, ka bërë zhurmë ndarja e moderatores Rudina Dembacaj me babain e vajzës së saj Aleksin.

Në media u tha se martesa e tyre kishte marrë fund për shkak të tradhëtisë nga ana moderatores me ish-deputetin Mark Frroku.

Fillimisht ajo e mohoi, por që nga dita që pranoi lidhjen me Frrokun, Dembacaj nuk është kursyer aspak për publikun.

Rudina ka publikuar foto të shumta me ish-politikanin, madje ka guxuar të postojë edhe foto me fëmijët e tij. Ndërkohë që sot ka publikuar një tjetër foto, ku dyshja shfaqen duke u puthur në publik.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Mark Frrokut/ Saimir Visha: Do e cojmë ne Strasburg

Ata kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë, por moderatorja nuk ka preferuar të tregojë vendin ku ndodhen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Thirrën “Rama ik” në ceremoninë e diplomimit/ Lëvizja për Universitetin: Aktivistët po mbahen në komisariat

Publikuar

-

Nga

Lëvizja për Universitetin ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të të Universitetit të Mjekësisë teksa një student ka protestuar kundër largimeve masive, dërsa nuk kanë munguar dhe thirrjet “Rama ik”.

Sipas Lëvizjes për Universitetin, aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.
Ndërkohë u bëhet thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i përplasin në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut. Sot pasdite, Edi Rama kishte zgjedhur ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë si platformën e propagandës së tij qeveritare. Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita i kujtuan plakut që ka mbërthyer të gjitha pushtetet se diploma e mjekut është kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur.
Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë. Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet.
Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë).
Ndërkohë, batutat e ‘plakut Mere’ dëshmojnë gjendjen e tij të mjeruar. Brezi i ri i mjekëve dhe infiermerëve nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër. Ata duhet t’i bëjnë rezistencë shkretimit të mëtejshëm të profesionit të tyre.
Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.
U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Universitetin.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vendet me kujdesin shëndetësor më të mirë në botë/ Ja ku renditet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Institutit Legatum ka bërë një studim për vendet që ofrojnë kujdesin më të mirë shëndetësor.

Indeksi i Institutit ka renditur vendet në lidhje me prosperitetin dhe zhvillimin e shëndetësisë, në tre fusha, atë të shëndetit themelor fizik dhe mendor, infrastrukturën shëndetësore dhe kujdesin parandalues.

Nga studimi ka rezultuar se vendin e parë për kujdesin shëndetësor e mban Danimarka, duke u ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Suedia dhe Finlanda.

LEXO EDHE:  Këshilli i Mandateve/ Mungon Frroku,dërgon një shkresë zyrtare

LEXO EDHE:  Vrasja në Belgjikë/ Shtyhet pretenca për Mark Frrokun, 16 vite burg për bashkëpunëtorin

Këto vende pasohen nga Holanda, Zelanda e Re, Gjermania, Luksemburgu dhe Islanda. Ndërkohë, Shqipëria është renditur në vendin e 65-të, ndonëse qeveria deklaron se shëndetësia është falas dhe janë bërë investime të mëdha.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova nuk është përfshirë në listë,e ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e 54.

Më poshtë paraqitet lista e plotë./ CNA.al

https://www.prosperity.com/rankings

LEXO TE PLOTE

Lajme

Hidhet shorti në Gjykatën e Apelit/ Ja kush është relatorja e çështjes CEZ

Publikuar

-

Nga

Hidhet shorti në Gjykatën e Apelit të Tiranës për shqyrtimin e çështjes CEZ.

Mësohet se relatore e çështjes është zgjedhur gjyqtarja Shpresa Beçaj.

Kujtojmë se çështja CEZ u pushua më 24 janar nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Lazër Sallaku me pretendimin se privatizmi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale, por ky vendim u ankimua nga Kuvendi.

Çështja “CEZ” ka nisur me zhurmë që prej vitit 2008 dhe për hetimin e thelluar të saj në prill të vitit 2016 u ngrit edhe një Komision Hetimor parlamentar, i cili u morri dëshmi një serë ish zyrtarë të lartë të kohës të përfshirë në privatizim dhe shndërrimin e  OSSH shqiptare në CEZ-in me pronësi çekët. Ky proces, sipas maxhorancës qeverisëse, ka qenë korruptiv dhe i ndikuar nga përfitime personale të zyrtarëve përgjegjës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE