Connect with Us

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Sociale

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm juglindja e vendit është mbuluar nga bora.

Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Kaos në Tiranë/ Bllokohet trafiku

Publikuar

-

Nga

Trafiku në rrugët e Tiranës vijon të jetë një ndër problemet me të cilat duhet të përballen pothuajse çdo ditë qytetarët e kryeqytetit.

Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të çlironte Tiranën nga trafiku, në fakt ky duket të jetë një ndër dështimet e tij.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, paraditen e sotme trafiku në Tiranë, në zonën e Laprakës, është një kaos total./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studimi/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta, shumica femra 

Publikuar

-

Nga

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili shton se, stresi i përjetuar nga punonjësit ka potencialin të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së tyre.

Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në të u përfshinë 800 persona të punësuar. Për të matur nivelin e stresit u përdor Shkalla e Stresit në Punë dhe për të identifikuar faktorët stresant u hartua një pyetësor i cili përmban shkaktar të stresit në punë të identifikuar nga studime të kryera në vënde të tjera.

Sipas formës së matjes së Shkallës së Stresit në Punë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve (48.5 %) përjetojnë stres të nivelit të moderuar dhe 12.4% e punonjësve përjetojnë stres të nivelit problematik.

Të dhënat e përftuara tregojnë se femrat (51.5%) janë më të prirura se meshkujt (43.3%) për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, por nuk kanë diferencë me ta në përjetimin e stresit të nivelit problematik (femrat 12.4%, meshkujt 12.6%). Sipas studimit, Një shpjegim i mundshëm mbi këtë fakt është se pavarësisht nga profesioni, femrat janë më të ekspozuara se meshkujt ndaj disa faktorëve stresant siç janë rolet e shumëfishta, pengesat për një karierrë normale dhe diskriminimi.

Arsyet

Gjetjet e studimit sugjerojnë gjithashtu se kushtet jo të mira fizike; ngarkesa e punës; orët e zgjatura të punës; rreziku fizik në punë; përgjegjësia për njerëzit e tjerë; promovimi përtej mundësive; mungesa e sigurisë në punë; marrëdhënie negative me shefin apo kolegët; komunikimi i pa-përshtatshëm me shefin apo kolegët; dhe mungesa e pushimeve në punë nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

LEXO EDHE:  Vjen lajmi i shumëpritur/ Ja kur do të bjerë dëborë edhe në Tiranë

LEXO EDHE:  Ortek në Korçë/ Bllokohet rruga

Ndërsa faktorë si presioni i kohës; paqartësia e rolit; konflikti i rolit; mungesa e promovimit; vështirësia në delegimin e punëve; puna jo e mirë në grup; mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje; trajtimi i pabarabartë në punë; angazhimi në detyra të vështira; dhe niveli ulët i pagës, nd-ikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Metodologjia:

Për të matur nivelin e stresit në punë dhe për të identifikuar faktorët të cilët e zhvillojnë atë u shpërndanë gjithsej 800 pyetësorë. Te të gjitha institucionet dhe sipërmarrjet e përfshira në studim, pyetësorët u shpërndanë në mënyrë rastësore. Pyetësorët u shpërndanë nga persona të trajnuar, të cilët kanë qëndruar në dispozicion të pjesëmarrësve për të shpjeguar çdo paqartësi të mundshme në lidhje me pyetjet. Në sektorin privat u shpërndanë gjithsej 350 pyetësorë. Bizneset, të cilat u përfshinë në studim janë call center, zyra investimesh, shtypshkronja, banka të nivelit të dytë dhe kompanitë telefonike.

Në sektorin publik u shpërndanë gjithsej 450 pyetësorë. Në administratën publike u shpërndanë 235 pyetësorë. Institucionet në të cilat u shpërndanë pyetësorët janë Inspektorati i Shëndetit Publik, Ministria e Brendëshme e Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 2 mini bashki të qytetit të Tiranës. Në sektorin e shëndetësisë u shpërndanë 95 pyetësorë. Pyetësorët u shpërndanë në Qendrën Spitalore “Nëna Terezë”. Në sistemin arsimor u shpërndanë 120 pyetësorë dhe në studim u përfshinë 6 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Nisur nga natyra sensitive e objektivit të këtij studimi dhe për të respektuar kërkesën e një pjesë të personave të pyetur, emrat e disa institucioneve nuk janë bërë publike në studim./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Refuzuan ujin dhe ndihmën mjekësore/ Rëndohet gjendja e naftëtarëve në grevë urie 

Publikuar

-

Nga

Naftërat e Ballshit vijojnë grevën e urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar.

Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Valbona Davidhi raporton se që prej ditës së djeshme naftëtarët kanë refuzuar të marrin ujë dhe ndihmë mjekësore dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e tyre.

Naftëtarët tregojnë se kanë problemem me frymëmarrjen si dhe dhimbje koke, për shkak të dehidratimit.

“Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të dço viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morrën lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje. Puënotorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftërarëve.

LEXO EDHE:  Ortek në Korçë/ Bllokohet rruga

LEXO EDHE:  Temperatura të ulta dhe reshje bore/ Si paraqitet situata në akset kryesore

Ndërkohë një tjetër thotë se për rastin e tyre deri më tani është interesuar vetëm Prefekti.

“Kemi patur një shkëmbim mesazhi me prefektin. Ne presim reagim në instanca edhe më të larta”, thotë ai.

LEXO TE PLOTE