LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

”Rama ka thelluar gropën e vjedhjes/ Shtetit i mungojnë 260 milion dollarë për 2019”

20 Shkurt 2020, 13:04, Politikë CNA
”Rama ka thelluar gropën e vjedhjes/ Shtetit i mungojnë 260

Eksperti i ekonomisë së PD, Dorjan Teliti thotë se shtetit shqiptar i mungojnë 260 milion dollarë për vitin 2019.

Teliti akuzon qeverinë për korrupsion dhe paaftësi se pse 260 milion dollarët mungojnë, dhe në vend të shkonin për rritje pagash e pensionesh gllabërohen nga pushtetarët.

Sipas tij, 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

?Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë. Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze. 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve. Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milionë dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.
Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollarë janë banda më e rrezikshme e KÇK-së.?- shkruan Teliti./CNA.al

09:38 Politikë

Pse në 2 Mars?

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popu...

Lajmet e fundit nga